'Bota rrotullohet', Bebe Rexha zbulon çfarë i ndodhi para 10 vitesh në American Idol

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha do të jetë mentore e konkurentëve këtë sezon në American Idol.

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha me anë të një postimi në Instagram.

Por për yllin e muzikës ky është një paradoks. Para 10 vitesh ajo mori pjesë në audicionet e American Idol por nuk u pranua. 

Ndërsa thekson se bota rrotullohet, Bebe tregon se nuk hoqi kurrë nga ëndërra e saj.

"10 vite më parë nëna ime dhe unë po prisnim në rradhë për audicionet e American Idol. Unë nuk kalova në raundin e parë, por nuk hoqa kurrë dora nda ëndërra ime. Është çmenduri se si jeta vjen në një rreth të plotë. Jam e ngazëllyer të njoftoj se unë do të jem mentore e konkurentëve në American Idol,"-shkruan këngëtarja.

EMISIONET