Bota po kërkon babain dhe vajzën që dje po loznin para Notre Dame

Një apel për të gjetur dy personat në  fotografinë e bërë jashtë katedrales së Notre Dame  disa minuta para se të shpërthenin flakët është bërë virale në mediat sociale.

 Në foto duket një burrë dhe një vajzëqë po lozin të lumtur jashtë katedrales historike në Paris.

Brooke Windsor, 23 vjeç tha se kishte bërë fiton pikërisht një orë përpara se flakët të përpinin godinën

Në një përpjekje për t’i gjetur ata, shkruan 23 vjeçarja në foton që postoi në Twitter

 “Twitter nëse ke ndonjë magji, më ndihmo ti gjej"  

Brenda një kohe të shkurtër ky postim u bë 105 mijë herë share nga njerëz në të gjithë botën.

Ms Windsor nga Michigan i tha BBC se ajo ende nuk i ka identifikuar burrin dhe vajzën në foto por shpreson që ta bëjë.

Ajo thotë se nuk është e sigurtë nëse aty ishte babai dhe vajza e tij.



EMISIONET