Bota mediatike italiane humbi sot emrin e njohur të gazetarisë

Bota mediatike italiane humbi sot emrin e njohur të gazetarisë

Bota mediatike italiane ka humbur sot një emër të njohur të gazetarisë e televizionit.

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, Sandro Mayer, gazetari e aktualisht drejtori i revistës së kronikës rozë "DiPiu".

Ai ishte gjithashtu një personazh mjaft i dashur i botës televizive, i pranishëm në programe të ndryshme në Mediaset e së fundmi si një nga opionistët e përhershëm të spektaklit televiziv në Rai Uno "Ballando con le stelle".

I diplomuar në shkencat politike Sandro Mayer ka drejtuar për disa vitesh revistën "Novella 200" e "Dolly" si dhe për rreth 20 vite, ka qënë drejtor i revistës "Gente" .

Konsiderohet si njeriu që ndryshoi "zanatin e gazetarisë" me një ndjesi super të rafinuar ndaj botës femërore.

Gazetari italian ka qënë gjithashtu autor e regjizor i disa komedive të sukseshme teatrale si dhe autor i disa librave me karakter fetar si "Historia e Padre Pios" e "Historia e madhe e Jezusit".


Sandro Mayer ndërroi jetë gjatë natës së shkuar në spitalin Fatebenefratelli të Romës e ende nuk është bërë publik motivi i kësaj humbje të parakohshme.

Ndarja e tij nga jeta ka qënë mjaft e papritur e të shumta janë sot mesazhet e nderimit ndaj punës së tij nga peronazhe të botës së artit, gazetarisë por dhe politikës.

Sandro Mayer ishte i martuar prej shumë vitesh me Daniela Mayer me të cilën kishte një vajzë.

EMISIONET