Administrata Tatimore ka mbledhur 7.6 mld lekë detyrime të prapambetura të biznesit.Mbledhja e borxheve me forcë duket se ka ndikuar pozitivisht, duke rritur me 10% arkëtimet në krahasim me një vit më parë.

6.7 mld lekë detyrime të prapambetura jnë mbledhur nga administrata tatimore në 4 muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve bizneset janë njoftuar më parë dhe më pas si rezultat i mbledhjes me forcë të borxheve, në vitin 2019  janë rritur  arkëtimet me 10% për të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Gjatë periudhës janar-prill 2019 rezulton se janë arkëtuar 7,6 mld lekë borxh tatimor krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2018, ku u arkëtuan 5,4 mld lekë.

Ndërkohë për të përmirësuar gjendjen Administrata Tatimore ka rritur shkallën e informimit ndaj tatimpaguesve, nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, në lidhje me afatet, mënyrat e pagesës së borxhit dhe ndërgjegjësimit të tyre për masat shtrënguese.

Nga të dhënat rezulton se vetëm gjatë prillit janë mbledhur 39 % më shumë detyrime të papaguara .

E shprehur në shifra, gjatë muajit prill 2019 janë mbledhur 2.6 mld lekë borxh tatimor.

Në total borxhi që bizneset i kanë tatimeve rezulton të jetë 107 mld lekë  gjatë 2018.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e borxhit ka një vjetërsi mbi 2 vite.

Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbledhja e detyrimeve nga Tatimet mbetet problem edhe për faktin se shumica e biznesve tashmë kanë kaluar në status pasiv.

/Ora News.tv/