BOOM: Taksistët e licensuar po falimentojnë nga konkurrenca e pandershme

Emisioni BOOM ka udhëtuar në Sarandë, për të trajtuar problemin që kanë taksistët e lincesuar me ata të palincesuar që qarkullojnë në qytet.

Ata ankohen se ka konkurencë të pandershme dhe se Saranda është mbushur nga taksistë e palicensuara.  Taksistët e licensuar shprehen se paguajnë taksa, por janë duke falimentuar.

Denoncimi i taksistëve: Ne kemi shumë probleme, por kryesori është për taksitë e palicensuara që janë shtuar, 100 fishuar. Nga 85 taksi që jemi ne këtu, këtu mund të numërohen mbi 600-700 taksi pa licensë. Ne jemi ankuar në bashki, do ta zgjidhim problemin, asgjë. Vjen trageti më shumë ngarkohen këta. Se nga janë nuk i njohim janë nga Girokastra, nga Konispoli, gjithë rrethet gjithë fshatrat. Të gjithë murator e çfarë janë janë bërë taksist. Ne dalim jashtë loje komplet, bisnes i falimentuar 100 %. Ata konkurrojnë në çmim, punojnë shumë hotelet, është turp për Sarandën të punojë në këtë mënyrë.

Ndërsa kryetari i shoqatës së industrisë së turizmit Sarandë, thotë se kur pasojat të arrijnë tek turisti, në rast të një aksidenti apo diçkaje tjetër, atëherë do vihen në lëvizje autoritetet.

Arben Çipa, kryetari i shoqatës së industrisë së turizmit , Sarandë: Ne kemi propozuar që të ngrihet dhe një grup konstatimi qoftë nga policia, nga Autoriteti i Qarkullit Rrugor, qoftë nga tatimet, qoftë nga policia bashkiake me qëllim që sidomos në ditët që vijën kroceret, ku pika nevralgjike është te porti i Sarandës, kemi propozuar për një grup i cili do monitorojë dhe identifikojë këta individë. Në rast se ndodh një fenomen që nja aksident mund të ndodh me këtë mjet ose individ dhe turisti do të jetë brenda vetë autoritetet do të jenë të detyruar të identifikojnë çdo lëvizje, çdo parregullsi dhe në këtë formë lajmi i keq shpërndahet brenda sekonadave.


Këtë shqetësim gazetarja e BOOM e përcolli edhe në disa nga autoritetet përkatëse, përfshi këtu edhe Policinë Bashkiake Sarandë, e cila na sqaron:

Bashkia Sarandë: Bazuar në kodin rrugor të Republikës së Shqipërisë , policia bashkiake po ushtron kompetencat e saj sipas përcaktimeve të ligjit. Po monitorojmë ushtrimin e aktivitetit të shërbimeve të transportit të udhëtarëve me taksi. Në praktikën e punës sonë kemi ushtruar kontrolle për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari në transportin e udhëtarëve me taksi. Kemi ndalur qëndrimin e autoveturave të palicensuara në shërbimin taksi. Subjektet e palicensuara në shërbimin taksi të cilët operojnë në rrugë dhe kryejnë aktivitet ekonomik të paregjistruar janë objekt i kontrollit të policisë rrugore , strukturave të krimit ekonomik dhe financiar. Në vazhdim për këtë problem do të planizojmë masa e ushtrojmë kontrolle do të evidentojmë rastet do ja bëjmë prezent policisë rrugore për të marrë edhe sanksione për shkelësit.

Ndërkohë Policia Rrugore në komisariatin e policisë Sarandë për taksitë e palicensuara thotë se: Në zbatim të kodit rrugor dhe akteve në zbatim të tij është vendosur për të ndëshkuar cdo objekt apo subjekt i cili ushtron veprimtari të kundraligjshme në transportin e udhëtarëv e, për këtë qëllim janë hartuar palne masash dhe po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve të palicensuara që ushtrojnë veprimtari të transportit të pa ligjshëm të udhëtarevë , ku nga kontrollet e kryrra rastet e videntuara janë ndëshkuar sipas ligjit.


Së bashku me shërbimet e bashkisë dhe degën e tatimeve Sarandë të cilat kanë detyrime për ndëshkimin e këtyre subjekteve janë të angazhuara në kontrollin e vazhdueshmem konstatimin dhe ndëshkimin e ushtrimit të subjeketeve të pa licensuara në transporitn e udhëtarëve.

Gjatë periudhës janar qershor 2018 nuk kanë munguar rezultat konkrete të ndëshkimit administrativ për individë përgjegjës.

Theksojmë se jemi në ndjekje të detyrave të hartuara në një plan të posacëm masash për këtë qëllim, ku në një të ardhme të afërt do ju informojmë për rezultate më të larta në këtë fushë", thuhet në përgjigjen drejtuar emisionit BOOM.


EMISIONET