Emisioni investigativ "BOOM" ka publikuar video të cilat kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm, ku tregohen qartë momente se si Policia Bashkiake e Tiranës terrorrizon shitësit ambulantë dhe biznesin e vogël.

Ky është momenti kur një shitës ambulant shkel çadrat me këmbe sepse nuk do që ato t’i sekuestrohen nga policia bashkiake e Tiranës.

Personi në këtë video thotë se është jetim dhe ka dalë për të shitur çadra në një ditë me shi, ndërkohë që rrethohet nga policia bashkiake sikur të jetë autor i ndonjë krimi.

Në një tjetër video shihen qartë tre policë bashkiakë përpara derës së një biznesi, të cilët e kanë të vështirë komunikimin, por formën e presionit mund ta bëjnë në mënyrë të shkëlqyer.

Tregtari: Të lutem shumë më ler rehat.

Polici bashkiak: Marr policinë e rendit unë, shko merr radion.



/Ora News.tv/