Për pak javë nis sezoni veror. Nis edhe qarkullimi i dendur i makinave në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Por si janë punimet e kryera në disa nga investimet e marra përsipër në segmentet shqiptare? 

Emisioni "BOOM" udhëtoi drejt Shkodrës, duke sjellë një panoramë të asaj çfarë po ndodh me punimet në rrugën Shkodër-Velipojë, 30 km e gjatë. Në qershor të 2017 janë futur në rikonstruksion 18 km të ndarë në 3 Lote për 3 firma të ndryshme. 

Dy Lotet e para rreth 10 km nuk kanë nisur ende me shtrimin e asfaltit megjithese ne tetor 2018 perfundon afati.Sinjalistika është e manget gje qe krijon veshtirësi per drejtuesit e automjeteve. 

Intertet në anë të rrugës por edhe në mes të saj janë të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve, sidomos gjatë natës. Gropat jane të mbushura me uje dhe nuk eshte menduar per kullimin e tyre. E nëse ky ritëm punimesh do të vijojë me shumë gjasa turistët do ti shoqërojë pluhuri edhe gjatë këtij sezoni turistik.

I njëjti sipërmarrës është edhe në rrugën e lumit të Vlorës. Dhe po të njëjta janë edhe problematikat.

Por a ndodh kështu me sipërmarrës të tjerë? "BOOM" u rikthye në Velipojë për ta vërtetuar dhe krahasuar.

Situata ndryshon 360 gradë në Lotin e Tretë të rrugës Shkodër-Velipojë, me gjatësi 8.3 km. Jane shtruar rreth 6 km dhe ajo qe te bie ne sy eshte rendesia qe i eshte kushtuar sinjalistikes se punimeve duke menduar edhe per sigurine e drejtuesve te automjeteve. 

Vijezimet provizore jane gjithashtu te vendosura. Punëtoret e firmes jane ne pune jo vetem ne dite me diell por edhe ne debore dhe kjo shpjegon pse ky segment eshte me ne avancë ne punime.

Gazetarja e "BOOM" tentoi të marrë një sqarim nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por pa mundur të marrë një përgjigje.

Në mungesë të Drejtorit, flasin specialistët. Një nga inxhineret e rruges Redi Struga thotë se punimet jane në perputhje me kontratën dhe afatet dhe se punimet jane duke u monitoruar nga Fondi. 

Struga: Ecuria e punimeve nuk mund te jete me te njejtin ritem per shkak te vecorive specifike qe ato kane. Punimet po ecin sipas grafikut dhe nuk shohim ndonje problem. Ato qe jane te cilesuara dhe te parashikuara ne kontrate ne i monitorojme. Jemi ndeshur me fenomenin e grabitjeve te tabelave sinjalistike por kemi marr masa per izolimin e ketyre rasteve.


Me sa duket, justifikimi që po përgatitet këtë herë për qytetarët për mosmbarimin me cilësi apo jo në afat të rrugëve, do të jetë grabitja e tabelave.  


/Ora News.tv/