BOOM/ Rrogat e infermierëve nuk janë rritur

Pak ditë më parë kryeministri Rama prezantoi portalin "Infermierë për Shqipërinë", ku mes të tjerave tha se rroga e infermierëve është rritur dhe do vazhdojë të rritet.

Madje kryeministri Rama në rrjetet sociale vazhdimisht publikon edhe rubrikën "Fakt jo kazan", ku sipas tij kazani thotë që pagat janë ulur, por në faktit sipas faktit të Ramës një infermiere merrte 301 mijë lekë në muaj deri në 2013. Ndërsa sot merr 371 mijë, +23% ose 70 mijë lekë më shumë çdo muaj.

Por emisioni BOOM, pyeti disa infermierë të cilët thonë të kundërtën e kësaj që deklaron kryeministri Edi Rama. Se rrogat e tyre janë rritur për një periudhë 2 mujore me 10 mijë lekë dhe më pas kanë marrë të njëjtën pagë si përpara rritjes.

E njëjta gjë edhe me çmimet e barnave. Në rubrikën e tij "Fakt jo kazan" Rama thotë se çmimet e barnave u ulën me 30% duke u kursyer shqiptarëve 70 milionë dollarë në vit dhe taksa për çdo ilaç 10% deri në 2013. Sot sipas kryeministrit është zero.

Por BOOM ndoqi udhëzimin e kryeministrit, beso dhe kontrollo.  Gazëeetarja e BOOM pyeti farmacistët, të cilët thonë të kundërtën e asaj që thotë Rama.



EMISIONET