Boom remitancash për 2018, emigrantët shqiptarë sollën 670 mln euro në atdhe

Boom remitancash për 2018, emigrantët shqiptarë sollën 670

Viti 2018 ka shënuar një boom përsa i përket parave që emigrantët sjellin në Shqipëri. Banka e Shqipërisë raporton se shifra e të ardhurave në këtë sektor ka shkuar në 670 milionë euro, më e larta që prej vitit 2012.

Rritja e numrit të shqiptarëve që u drejtohen vendeve të Bashkimit Evopian për të emigruar është shoqëruar me një tkurrje të popullsisë, por dhe me rritjen e të ardhurave.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 2018 në vend kanë hyrë rreth 670 mln euro vetëm nga emigrantët, duke shënuar një rritje me 5.3 për qind krahasuar më një vit më parë.

Sipas të dhënave, ky është niveli më i lartë që prej vitit 2012, kur remitancat prekën shifrën e 676 milionë eurove.

Viti 2013 ka shënuar uljen e prurjeve në 545 milionë euro, çka përkon dhe me uljen e kërkesave për emigrim dhe për azil në vendet e Unionit, SHBA apo në shtete të tjera.

Sipas projeksionit të INSTAT, deri në vitin 2031 Shqipëria do të vazhdojë të vuajë nga tkurrja e popullsisë duke arritur në 2 milion e 745 mijë e 996 banorë.

Ndërsa studimet e Bankës Botërore parashikojnë një ulje edhe më të ndjeshme.

Kjo si për shkak të kërkesave për tu larguar nga Shqipëria por dhe prej lindjeve të ulëta.

Vetëm në një vit regjistrohen 15 mijë deri në 30 mijë shqiptarë që largohen nga vendi.


EMISIONET