Ky ishte mesazhi që dha me vizitën e saj vetëm pak ditë më parë pranë shtëpisë së fëmijëve "Zyber Hallulli", ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirli, e cila bashkë me fëmijët zbukuruan bredhin e festave dhe u argëtuan për disa orë në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Vetëm 3 ditë më pas, një qytetare ka sjellë në BOOM dëshminë tronditëse të një prej fëmijëve që qante pranë murit të shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli", duke deklaruar mes lotësh se ishte rrahur nga kujdestarja.

Pas shfaqjes së videos rrëqethëse, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shërbimit Social Shtetëror, i cili pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së këtij institucioni dhe vlerësimit të fëmijës nga ana e psikologut, ka pranuar dhunën duke marrë masën e lirimit të menjëhershëm nga detyra të kujdestares me iniciale E.Ç, punonjëse pranë shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”në Tiranë.

/Ora News.tv/