BOOM: Në një shtëpi gjysmë të rrënuar, familja shtyn muajin me 4 mijë lekë

Në rubrikën e përjavshme "Shqipëria pa filtra", emisioni "BOOM" solli mbrëmjen e sotme rastin e zonjës Majlinda Shehu e cila jeton në fshatin Vlosht të Roskovecit.

Me vetëm 40 mijë lekë (të vjetra) në muaj, familja Shehu jeton në një ndërtesë gjysmë të rrënuar e cila është vazhdimisht nën kërcënimin e fenomeneve natyrore.

Si të mos mjaftonte kjo, Majlinda ka dhe vajzën me anemi, të cilës jo vetëm që nuk i ofron dot një regjim ushqimor, por as ilaçet nuk ia blen dot.

Recetat e marra nga mjeku, grisen dhe hidhen.

Majlinda Shehu: Nuk kemi mundësi ta rregullojmë, një dynym tokë kemi këtu, pa punë jemi. Ftohtë është, muret janë të hapura, tavanet pikojnë. Fëmijët janë të vegjël, pa punë, pa lekë, pa ushqime. Me 40 mijë lekë asistencë në muaj. Çfarë mëngjesi, dreke dhe darke të bësh me 40 mijë lekë!  Vajzën e  kam të sëmurë me anemi, do kuruar. Me çfarë ta kuroj. Do trajtim ushqimi, banesa është e pajetueshme.Jam në një moshë të re, dua të dal dhe punoj që ti kuroj, ti ushqej.


Vajza: Në mëngjes hëngra bukë dhe vaj.Këtu kam recetën e mjekut, më thotë që duhet të marr hekur, vitaminë C. Nuk i merrja dot, e grisa. Babagjyshit të Vitit të Ri do ti kërkoja një pemë dhe ushqime.


Majlinda Shehu: Me lekë nuk ja marr dot, kartë shëndeti nuk kam. Nuk na ka orientuar njeri.


EMISIONET