Gjatë vitit 2017, në vend janë dhënë një boom lejesh ndërtimi. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në total janë akorduar 819 leje ndërtimi, me një rritje vjetore 80% ose 384 leje më shumë kundrejt vitit të kaluar.  Në këtë ecuri kryeson Tirana me 231 leje gjatë vitit 2017 ose 118% më shumë se në vitin 2016. Shifrat e mësipërme paralajmërojnë një valë të re ndërtimesh për periudhën në vijim dhe rrjedhimisht, edhe zhvillim të këtij sektori. Kjo bazuar në kërkesat e larta të ndërtime të reja, kryesisht për banim.

INSTAT konstaton se në rritje të ndjeshme ka qenë edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, që ka arritur në rreth 868.534 metër katror, nga rreth 380.141 m2 të miratuara një vit më parë. Rritja vlerësohet me 128,5%.

Ajo që vihet re nuk është vetëm kërkesa për ndërtim banesash, por edhe objekte në sektorin e turizmit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2017, janë dhënë 53 leje ndërtimi për hotele, niveli më i lartë në katër vitet e fundit.

Lejet e dhëna, që pruitet të shoqërohen edhe me valë të re ndërtimesh do të ndikojnë edhe në ecurinë e cmimeve në tregun e pasurive të patundshme. Burime nga shoqata e ndërtuesve bëjnë të ditur se kërkesa për ndërtime është kryesisht për zona të përferuara. Aty pritet të ketë edhe rirtje të cmimeve. Ndërsa në zonat e tjera, kryesisht të nivelit të dytë dhe periferitë e kryeqytetit, cmimet tashmë janë të stabilizuara dhe nuk pritet të ndryshojnë.  

/Ora News.tv/