Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora risolli në vëmendjen e publikut mbrëmjen e sotme një investim prej 1 milion dollarësh për impjantin e pastrimit të mbetjeve në grykëderdhjen e lumit Shkumbin.


Investimi i inaguruar nga ministri i Mjedisit të asaj kohe, Lefter Koka në Maj të vitit 2017 synonte të disiplinonte mbetjet e ngurta, plastike dhe vajërat.

Kur kanë kaluar 2 vite nga inagurimi, BOOM realizoi një vëzhgim në zonë për të parë funksionimin e impjantit.

Siç mund ta shihni edhe nga pamjet në video ky investim nuk ekziston më. Ai jo vetëm është shkatërruar, por edhe të gjitha pajisjet janë vjedhur. Brenda ambjenteve të impjantit çdo gjë është prishur dhe jashtë funksionit.

Gjendja e mjedisit është ekzakt ajo që ka qenë para instalimit të këtij impjanti. Të gjitha mbetjet plastike dhe të ngurta përfundojnë në detin Adriatik aty ku mijëra pushues dhe turistë do kalojnë pushimet këtë vit.

/Ora News.tv/