BOOM i zgjidh hallin qytetarit, figuronte prej një viti Greqi dhe pse ishte në Shqipëri

Shtetasi Fatjon Talo, i është drejtuar emisionit investigativ "BOOM" në RTV Ora, pasi ka një problem.Nuk del dot jashtë Shqipërisë, për shkak të një problemi që i është krijuar nga pika greke në doganën e Kakavijës.

Gjithçka ka ndodhur në 2017. Fatjoni ka dashur të bëjë një udhëtim turistik, e kanë kthyer mbrapsht, me pretendimin nuk ka vlerat e duhura monetare me vete dhe atë ditë që ai është kthyer për palën greke rezulton që ka shkuar në Greqi dhe ndodhet atje, ndërsa për palën shqiptare nga sistemi TIMS, vërtetohet hyrje-dalja e tij brenda 30 minutash.

Pra Fatjoni për ne është në Shqipëri,për palën greke është në Greqi akoma.

Ai nuk ka lënë institucion pa shkuar për ta zgjidhur këtë rast dhe në fund ka menduar ta sjell në "BOOM".

Fatjon Talo: Në datën 12 gusht të vitit 2017 udhëtoj për turizëm drejt shtetit helen.Refuzohem të hyj nga pala greke për mungesë garancie dhe vlerash monetare. Kthehem dhe pas një viti, udhëtoj sërish në shtetin helen por këtë herë nga pika greke e doganës së Kapshticës.Atje njihem me problemin, që pasaporta ime figuronte sikur unë ndodhesha në Greqi, dhe më thanë që ti ke një vit që je në Greqi.Kjo ishte një pretendim sepse e hidhte poshtë historiku i hyrje-daljeve të mia në sistemin shqiptar.Koha e hyrje-daljes sime atë ditë nga pika kufitare e Kakavijës është 10 minuta. Pasaportat tani nuk vulosen më, thjesht futen në sistem.Nga pala greke nuk kishte asnjë vulë refuzuese, as kaluese, prandaj kjo gjë ishte një problem në thelb.I kërkoj një zgjidhje por pa rezultat.Kthehem në Tiranë marr kontakte me Ambasadën tonë në Athinë, me Ambasadën greke këtu, por pa një zgjidhje.


Gazetarja:Tek pika doganore shqiptare, kërkove një informacion?

Fatjon Talo: Sigurisht që kërkova një informacion tek komandanti i kufirit , por nuk kemi të drejtë tha, nuk kemi ligj që të dalim dhe të mbrojmë shtetasin tonë në pikën tjetër.Telefonova Konsullatën e Gjirokastrës për një zgjidhje sepse mendova që ata do jenë më afër.Përgjigja që mora ishte nuk kemi dhe ne kompetenca mbi policinë greke. Do kërkosh të shkosh tha tek dogana greke atje ku është nisja e problemit. Në datën 3 janar 2019 nisem drejt doganës, kësaj herë motivi ishte zgjidhja e problemit. Kthehem pa zgjidhje sepse atë ditë i mungonte sekretarja palës tjetër të kufirit .Dhe kjo mu duk një hedhje topi. Kthehem dhe njëherë në Tiranë pa zgjidhje, e vetmja gjë që bëra, ishte telefonova emisionin "BOOM".

"BOOM" ishte bashkë me Fatjonin në pikën doganore shqiptare në Kakavijë.Doganieri e sheh në sistem dhe vërteton që atë ditë Fatjoni ka hyrë dhe ka dalë në të dyja pikat doganore për një kohë afërsisht 30 minuta.

Ai i thotë se pala tjetër mund të kërkojë të dhënat e sistemit TIMS shqiptar , por kur Fatjoni i thotë se ato i ka, atëherë doganieri i thotë se këtë punë i mbetet ta zgjidhë me mik.Por që edhe miku procedurat do të ndjekë.

BOOM: Ne duam të ikim për një sqarim: Do vulosim gjë? Do sqarojmë ca letra për këtë çunin këtu te dogana.Ka kaluar një ditë, nuk e kalojnë.Kur është kthyer mbrapsht ato i kanë thënë, ke kaluar tashi ti, s`të lëmë me kalu dhe ky rezulton sikur është atje.Kurse te pala jonë është në rregull.Ka dy vjet që nuk po ikën dot në asnjë vend, do të iki në Itali.Me e sqaru pak këtë ça të bëjmë ndonjë gjë.Thjesht është kap që s`ke lekë me vete .I ka thënë ai kam kartën.Jo s`të le. Epo mirë. Është kthyer mbrapsht.

Doganieri, pika kufitare Kakavijë: Për çfarë kohe bëhet fjalë?

Denoncuesi: Në vitin 2017, 12 gusht 2017.

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Në Greqi?

BOOM: Po, ka ik dhe për turizëm me kartë me vete dhe e kthyen.

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Në Kakavije?

Denoncuesi: Në Kakavije, po, pala greke.

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Je kthyer pas gjysmë ore?

Denoncuesi: Për gjysmë ore po, jam kthyer në këmbë.

BOOM: Unë do iki për përkthyes më kupton,të kap ndonjë atje

Doganieri, pika kufitare Kakavije: S`të ka vënë vulë atë ditë ë?

Denoncuesi: Jo s`ka vënë vulë. Vetëm e ka lënë në sistem.

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Atë ditë ishe me turista ?

Denoncuesi: Jo, isha me një dajë timin, me veturë. Më bëre dalje mua?

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Po,dalje nga Shqipëria.Epo ndonjëherë e hanë dhe këto që janë skiftera.

BOOM: Giithmonë thuaj.

Denoncuesi: A mund të vij dhe ndonjë komandant i joni që të sqarohet atje më ata, nëqoftëse ne nuk bëjmë dot punë kështu?

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Ai mund të dojë hyrje-daljet, ti do vish t`i marrësh këtu.

Denoncuesi:E kam marrë TIMS-in unë, e kam.

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Atëherë me miq.

Denoncuesi: Me miq?

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Edhe miqtë futen, po procedurat do ndjekin.

Denoncuesi: Po ç`procedurë ka për këtë punë?

Doganieri, pika kufitare Kakavije: Ja ajo është procedura, merr TIMS-in , ballafaqohu.


"BOOM" dhe Fatjoni kaluan doganën shqiptare në Kakavijë ku ju thanë se situata. Në ndihmë kishin edhe një përkthyes.Pas shumë përpjekjesh me ndërmjetësimin dhe ndihmën e përkthyesit që "BOOM" i vuri në dispozicion ky problem u zgjidh.

BOOM: Më ka marrë ky djali për përkthyes sepse ka një problem.

Dogana greke: Çfarë ?

BOOM: Në 2017-ën djali ka ardhur që të kalojë, por çuni që ishte këtu nuk e ka lënë të kaloj sepse nuk ka pasur lekët e mjaftueshme .Është kthyer djali mbrapsht dhe pas një viti ka kaluar në Kapshticë, ku atje i thonë nuk kalon dot sepse ti rezulton në Greqi. Tani djali çfarë mund të bëj sepse rezulton në Greqi, nga pala shqiptare është në rregull.Tani në Greqi se çfarë mund të bëj, nuk e di. Mund të dojë të iki diku në Itali...

Dogana greke: Do që të ikësh në Greqi?

BOOM: Jo, jo.

Dogana greke: Do që të kthehesh prapë mbrapsht?

BOOM: Erdhi vetëm të rregullojë problemin.

Dogana greke: Tani je në rregull. Do të bëjmë një hyrje-dalje tani që të jesh në rregull.

BOOM: Tani për pushime mund të vij në Greqi?

Dogana greke: Po,po.

BOOM: Faleminderit shumë.


Fatjoni falenderon "BOOM", por ka dhe një thirrje për institucionet të cilat sipas tij duhet të bashkërendojnë punën në zgjidhjen e këtyre rasteve.

Fatjon Talo: Pasi ju drejtuam edhe njëherë palës greke, bashkë me emisionin BOOM, bashkë me përkthyesin që më ofroi emisioni dhe me seriozitetin që na mori pala greke kësaj here, arritëm në një zgjidhje.Ata gjithmonë e kishin pranuar problemin edhe herë më përpara, por thjesht nuk kishin dëshirë, kohë dhe nuk di se çfarë të them që të merreshin me këtë problem.Thjesht ma kalonin pasaportën në dorë, ik hajde dhe një herë tjetër.Ishte një pretendim kot e palës greke, një gabim ndoshta, i cili me vonesë u pranua dhe u korrigjua.

Unë mora vulën hyrëse dhe vulën dalëse, por pa gjobë, se unë vulën dalëse mund ta merrja, por mund ta merrja me ndonjë gjobë, pra ta pranoja unë sikur kisha ndenjur një vit në Greqi.Tani u mor ashtu, e saktë, siç duhej. Si qytetar i Republikës së Shqipërisë pres që institucionet që kemi ne, ambasadat tona të bashkëpunojnë me palën greke dhe të arrihet një zgjidhje pa kërkuar emisione dhe pa denoncuar çdo problematike. Institucionet tona duhet të jenë më bashkëpunuese në zgjidhen e halleve të qytetarëve të vet. Falenderojë emisionin BOOM që mu bë krahë në zgjidhjen e këtij problemi.


EMISIONET