BOOM: Nëna kërkon vajzën, ja dha gjykata por ish-burri dhe vjehrra nuk pranojnë

Zgjidhja e martesës po i kushton rëndë nënës së dy vajzave në Vlorë, e cila solli shqetësimin e saj në “BOOM”.

Enkelejda Nelaj kërkon të marrë në kujdestari vajzën e madhe me vendim të formës së prerë të gjykatës, por pengohet nga familja e ish-bashkëshortit.

Enkelejda Nelaj: U bë ndarja dhe nuk më jepet njëri nga fëmijët, mbahet nga ish-vjehrra ime. Unë kërkoj fëmijën tim, mbahet si peng dhe nuk e di ku ndodhet tani.

Drejtori i Zyrës Përmbarimore pohoi se janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe se rasti në fjalë është delikat, për shkak se ka të bëjë me dorëzimin e një të miture.

Drejtori i Zyrës së Përmbarimit: "Zyra e Përmbarimit Vlorë ka kryer të gjithë procedurat e nevojshme sa i përket zbatimit të këtij vendimi. Kemi të bëjmë me një zbatim pak të veçantë se kemi të bëjmë me marrjen e një fëmije."

“BOOM” mësoi se vajza 9-vjeçare, nxënëse e klasës së tretë që prej janarit nuk e frekuenton më procesin mësimor.

Drejtoresha e shkollës: "Nxënësja për të cilën ju po flisni është në klasën e tretë të shkollës "Rilindja" dhe nuk po frekuenton mësimin që prej datës 14 janar 2019."

Nga ana e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Bashkia Vlorë dhe nga Policia Vendore e Vlorës u pohua se janë kryer detyrimet përkatëse.

Por edhe pse e mitura duhej t’i dorëzohej nënës më 10 qershor, edhe këtë herë ajo nuk u soll nga babai pranë Zyrës së Përmbarimit.

Pas kësaj nëna ka bërë një tjetër kallëzim në polici për mbjajen e fëmijës me forcë.


EMISIONET