BOOM: Gjendja civile i shton një anëtar në familje, nuk mban përgjegjësi

Emisioni BOOM ka trajtuar sot shqetësimin e Vilson Pjetrit nga Fieri, i cili ka një problem me gjendjen civile. Ai ka denoncuar në BOOM se kur ka shkuar të marrë një certifikatë të trungut familjar ka konstatuar se në listën e familjarëve i ishte shtuar edhe dikush tjetër.

Me personin që i kanë shtuar në gjendjen civile, zoti Vilson Pjetri ka lidhje gjaku, por janë trungje të ndryshme familjare.

Ai thotë se zyra e gjendjes civile i ka thene se duhet ti drejtohet gjykatës.

Vilson Pjetri: Është një problem, në certifikatën e trungut familjar është shtuar edhe Ilir Todi Pjetri. Lidhje gjaku kemi, por ekziston në dy trungje familjare. Më duhej një certifikatë për çështje dokumentacioni dhe shkoj në gjendjen civile, me drejtojnë tek arkiva. Aty me del ky emri dhe i them që ky është tjetër. Me drejtojnë tek gjendja civile se mos e kanë ata regjistrin. Shkoj aty, edhe ajo tha që e kam këtë Ilirin. Me të ëmën e Ilirit unë kam kontaktuar në telefon dhe ajo ka shprehur habinë. I them atij të gjendjen civile që të bëjmë kërkesë. Fjala e para që thanë: "Drejtohuni tek gjykata". Unë nuk kam mundësi ta përballoj, sepse gjykata ka kosto.

BOOM kontaktoi edhe me nënën e Ilirt, personit të shtuar në listën e familjes së Vilson Pjetrit.


Eftali Pjetri: Djali im quhet Ilir Todi Pjetri. Unë jam mamaja Eftali Pjetri, ai është në trungun tim. Pra është bërë gabimisht. Kjo duhet korrigjuar.

BOOM iu drejtua edhe zyrës së gjendjes civile edhe arkivit të gjendjes civile dhe të dyja thanë se duhet t'i drejtohen gjykatës.

Punonjësja e Zyrës Civile: Në regjistrin e gjendjes civile te ne është transkriptuar nga '50-ta në 1974 dhe familja është si te kjo certifikatë. Është hedhur gabim apo jo ne nuk mund ta themi dot. Nëse është gabim ajo duhet hequr me vendim gjykate, sepse edhe në certifikatën e 54 dhe 70 figuron i njëjti person.

Arkivi i gjendjes civile: Qytetari ka ardhur edhe herë tjetër. Ja kemi shpjeguar që ne në lëshimin e asaj certifikate jemi bazuar në bazë të regjistrit themeltar të vitit 1950-74 ku është lëshuar edhe kjo certifikatë. Ne kemi të drejtë të pasqyrojmë të dhënat që kanë regjistrat dhe nuk kemi të drejtë ti tjetërsojmë ato. Për çdo pretendim tjetër mund ti drejtohet gjykatës kompetente. Tek regjistrimi themeltar ka një shënim me laps, por ne nuk e marrim dot për bazë, sepse në fletën e shënimeve duhet të ishte bërë shënim, por në këtë flet regjistri s'ka asnjë shënim. Në regjistrat e arkivuar vetëm në formë gjyqësore mund të ndërveprohet.

EMISIONET