Skandali në "BOOM": Ja si avokati mashtron klientin!

Emisioni investigativ “BOOM”në RTV Ora News ka transmetuar mashtrimin që një avokat në Tiranë i bën klientit duke i marrë shumën rreth 5 milion lekë për një çështje gjyqësore.Pasi avokati ka dështuar në zgjidhjen e çështjes nuk i kthen më klientit paratë e dhëna paraprakisht. 

Emisioni "BOOM" ka denoncuar një rast flagrant ku shihet me zë dhe me figurë se si një avokat “zhvat” qytetarin. Në vitin 2015, shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Fariz Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Gjykata e Shkallës Parë  ka vendosur  që  djali i zotit Vladimir do të vuante dënimin me 5 vite burg, ndërsa avokati Xhurxhi ka premtuar se djali do të dilte nga burgu pas një muaji, por në kembim babai duhet t’i jepte 5 milion e 200 mijë lekë.

Qytetari shprehet se avokati i ka thënë se këto para do të ndaheshin me prokurorin dhe gjykatësin. I ndodhur në pamundësi ekonomike, Vladimiri merr kredi në dy banka dhe i dorëzon lekët avokatit.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të çështjes ka lënë në fuqi  vendimin e Shkallës së Parë, pra dënimin me 5 vite burg. Avokati jo vetëm që nuk e nxori nga burgu për një muaj, por dënimi nuk iu ul asnjë ditë.

I ndodhur para këtij fakti, klienti tenton për të takuar avokatin Fariz Xhurxhi,por ky  fundit nuk i përgjigjet më në telefon.

Në bashkëpunim me gazetarët investigativ të  "BOOM" qytetari arriti të takojë avokatin, i cili jo vetëm pranoi se kishte marrë 5 milion e 200 mijë lekë dhe nuk i kishte mbaruar punë, por i premtoi se do t’i  kthente 4 milion lekë.


Kamera e fshehtë

Qytetari-Unë kam marrë kredi në bank,kam shit furgonin e çunit dhe kam pagu bankën.Kam ardh që në orën pesë këtu.Nuk i rash telefonit se nuk e hap, e di atë punë nuk e hap telefonin.

Avokati-Telefoni veç llafe ka.

Qytetari- A ti kam dhënë shoqnore?

Avokati-A i kam ra hasha? Edhe te policia si kam ra hasha i kam thënë i kam kaq miljon lekë.

Qytetari- Tani problemi është këtu, çfarë do bëjmë?

Avokati-Ma thuaj ti, ç’a mendimi ke?

Qytetari- Unë vetëm të më bësh letrat me noter.

Avokati-Nuk është puna te noteri .I fitove ti lekët me noter?

Qytetari-Te noteri o vlla kur ti kesh.

Avokati-Ti mi ke dhënë pa letra.

Qytetari-Pa letra ti kam dhënë.

Avokati-Dhe unë spo t’i bi hasha,edhe te policia kam thën po i kom mor kaq lekë.

Qytetari-Kur diskutohet të më mbarosh punë ti mua? Djali o tu bo burgun o Fari, se i premtuam për një muaj ne.

Avokati-Po pra, është e vërtetë.

Qytetari-Prandaj mora kredi në bankë unë.

Avokati-Eshtë e vërtetë!

Qytetari-Sa pretendon me më   kthy mbrapsht ti mu?

Avokati-Ti më ke dhëne  5 miljon e 200 mijë lekë .Tani do ma lësh një afat ti mu dhe unë do të jap lekët.


Qytetari-Dëgjo Fari çuni të bëjë burgun, e unë të marr lekë në bank, e ti të më thuash kështu nuk më vlen. Sa ështe 20 % i joti,i këtyre lekëve?

Avokati-Eshtë 1 milion.

Qytetari-Ato do mbash ti.

Avokati-Unë s’prishem as për 1 milion ,as për 2 miljon as për 3 miljon.Tani do bëjmë një gjë tjetër me llafe dhe s’ka mo. Në fund të muajit korrik një miljon,në fund të muajit gusht një miljon,në fund të muajit shtator një miljon , në fund të muajit tetor një miljon.Ndryshe nuk ka mundësi vetëm me t’rrjet kot,me t’thënë ty që ti jap me  t’rrjet.

Qytetari-Dakort kur të mi japësh ti, i çoj te banka  unë.

Avokati-Dakort kështu?

Qytetari-Dakort.

Avokati-Letrat që i ka bë gruaja atje,mi ke bo që ta dish.

Qytetari-Unë shkoj e heq denoncimin.Kur do fillojmë ne për  tu shly?

Avokati-Muajin tjetër,në fund të muajit korrik gusht.

Qytetari-Në korrik me sa të vij këtu  unë?

Avokati-Në fund të muajit, me 30 korrik.

Qytetari-Me 30 korrik do vij këtu.

Historia përsëritet, ditën në të cilën avokati duhet që t’i kthente lekët klientit, i fik telefonin dhe nuk i përgjigjet. Gazetarja e "BOOM" tenton të kontaktojë me avokatin, i cili e kërcënon se nëse i bie përsëri telefonit do të takohen në dyert e drejtësisë.

Avokati vazhdon të ushtrojë profesionin e tij i pa trazuar nga askush, ndërsa klienti  punon si minator me 2 turne çdo ditë duke u zhytur 20 metra nën tokë, për t’i shlyer bankës borxhin që mori për një shërbim që nuk iu ofrua.

EMISIONET