Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në Shkodër për shqetësimin e zonjës Mimoza Osmanagaj, e cila është dëmtuar nga konkurrenca e pandershme e një biznesi.

Zonja Osmanagaj ka një dyqan të vogël, ku tregton artikuj të ndryshëm dhe fiton bukën e gojës. Ajo tregon se paguan të gjitha taksat dhe detyrimet ndaj shtetit.

Por, fare pranë dyqanit të saj është ngritur një kioskë që tregton të njëjtët artikuj. Sipas Mimoza Osmanagaj kioska është e paligjshme dhe si pasojë asaj i është dëmtuar biznesi.

Mimoza Osmanagaj: Bëhet fjalë për një barake që është vënë në mënyrë të paligjshme afër biznesit tim që mua po më shkatërron binzesin. Ajo barake ka që në 2015 që është vënë. Ai person e ka lëshuar disa herë me qira. Ka ardhur hetimi tatimor dhe e ka mbyllur. Tani po e punon vet i zoti i barakes. Dua ta di pse nuk vjen policia bashkiake. I kam bërë një kërkesë me shkrim, e kam marrë në telefon dhe më ka thënë para datës 30 do ta heqin. Unë po dal në rrugë të madhe, pa bukë skam paguar qira dyqani prej dy muajsh dhe as qira shtëpie. Në muajin maj kam dalë 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra minus. Në qershor, 1 milion e 800 mijë. Nuk më ka mbetur gjë tjetër veç me marr një shishe me benzinë dhe të flijohem në bashki dhe dot a bëj nëse nuk marrin masa. Është turp për mua 64 vjece të dal në televizor për bukën e gojës, është turp. Unë s'kam ndihmë tjetër, unë jetoj e vetme. 20 orë punoj, e mbyll në orën 2 dhe dal në orën 6.


BOOM iu drejtua bashkisë Shkodër, e cila tha se subjekti e ka bërë kërkesën për leje shfrytëzim territori, por as nuk është miratuar dhe as është refuzuar.

Specialisti i zyrës, bashkia Shkodër: Përgjithësisht këto klasifikohen si ambulantë dhe janë në status për trajtim, që domethënë nuk është marrë një vendim akoma prej drejtorisë përkatëse të urbanistikës, se çfarë do të bëhet. Kjo është gjëndja aktuale. Pra nuk ka një përgjigje për miratim apo jo. Normalisht ky subjekt quhet i paligjshëm për aq kohë sa nuk është marrë vendimi për ti dhënë një leje.


Gazetarja e BOOM nuk e la me kaq, iu drejtua policisë bashkiake në Shkodër. Kryeinspektori i policisë tha se nuk mund të veprojë për aq kohë sa nuk është kthyer një përgjigje.

Anton Hasanpapaj: Jam i njohur me shqetësimin e zonëjs. Është pritur që zonjës ti kthehet përgjigje  bashkë me shumë përgjigje të tjera. Sepse Shkodra është duke rikonceptuar hapësirën publike në tërësinë e saj. Pra biznesi që presupozohet se është pa leje ka 6 vite. Gjatë vitit 2017-2018 ka qenë me leje. Për 2019 ka aplikuar për të marrë leje, por për shkak të këtij studimi që po bën bashkia Shkodër nuk i është kthyer përgjigje. Aktiviteti dhe leja për hapësirën publike janë dy gjëra të ndryshme. Si biznes është i rregullt. Mungesa e një përgjigje është në një fazë ristudimi që duhet të kishte përfunduar në datën 30. Besoj që do përfundojnë shpejt. Kur të përfundojë biznesi do marrë një përgjigje zyrtare nëse do vazhdojë ta ushtrojë aktivitetin. Nëse nuk di i jepet leja ajo do të hiqet që aty.


BOOM depozitoi një kërkesë me shkrim tek zyra me një ndalesë ku nga kontakti që gazetarja pati me përfaqësues të zyrës iu tha që kjo kioskë quhet e paligjshme përsa kohë nuk ka marrë një miratim nga zyra në të cilën ka aplikuar për tu pajisur me leje. Por kjo përgjigje do të kthehet nga një tjetër drejtori e kësaj bashkie, e cila nuk ka përfunduar punën për të vendosur nëse këto kioska do t'i pajisë me leje apo do të refuzojë kërkesën e tyre.

/Ora News.tv/