BOOM: ARMO mban ‘peng’ 25 punonjës në Vlorë, vendimi i gjykatës një letër pa vlerë

Jane 25 ish-punonjës të ARMO-s në Vlorë të cilët prej dy vjet e gjysmë nuk kanë marrë rrogat.

Emisioni BOOM ka qenë pran këtyre kryefamiljarëve, të cilët thonë se kanë në dore një vendim gjyqësor të formës së prerë, i cili ka më shumë se një vit që nuk ekzekutohet.

Punëtor: Kemi 2 vjet e gjysmë që punojmë dhe nuk marrim rrogë. Nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Kontratën e kishim me ARMO-n.


Edhe pse kontrata me Kompaninë ‘ARMO’ duhet të përfundonte në qershor të vitit 2019 ajo prishet në menyre të njëanshme nga kjo e fundit. Sikur të mos mjaftonte ky fakt për një vit punonjesit nga gushti 2015-Korrik 2016 nuk kanë marrë rrogat, dhe as nuk i janë paguar sigurimet për këtë periudhë kohore, ndonëse kanë punuar si normalisht.

Në kushte të tilla ata i janë drejtuar gjykatës, e cila iu ka dhënë të drejtë dhe ka vendosur që Kompania Armo t'i shlyejë punonjësve pagesat e prapambetura te perjudhes Gusht 2015-Korrik 2016.

Punëtor: Në datën 9 shtator nga Gjykata e Rrethit Vlorë me urdhër ekzekutimi të formës së prerë ka dalë që punonjës të marrin 13 rroga të prapambetura. Kemi 30 rroga pa marrë, ndërkohë që punën e kryej. Në gjykatë kemi paditur ARMO-n dhe ministrinë e Energjisë. Damian Gjiknurin e kam takuar personalisht dhe më ka thënë shko në punë se do paguhesh.

Deri tani ky vendim është vetëm në letër dhe nuk ka gjetur zbatim.

Pale e paditur ne kete proces është edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, e cila ka munguar në seancë gjyqësore.

BOOM kontaktoi kreun e këtij institucioni, i cili ka thënë se këto janë çështje private, pra midis kompanisë dhe punonjësve.

Ndërkohe që punonjësit si zgjidhjen e fundit panë që t'i drejtohen zyrës se bashkqëverisjes, e cila në përgjigjen e saj sqaron se kjo çështje është në proces shqyrtimi nga ministria e Financës dhe Ekonomisë.

EMISIONET