BOOM: Administrata e njësisë Mbrostar Ura u largohet banorëve "për një jetë më të mirë"

Emisioni investigativ BOOM solli shqetësimin e banorëve të njësisë Mbrostar Ura në Fier, të cilët ankohen për zhvendosjen e kësaj njësie në një fshat disa km larg, duke u shkaktuar një kosto shtesë.

Për vite me rradhë, një godinë që dikur ka qenë e fermës dhe ndodhet buzë rrugës nacionale ka shërbyer si zyrë për administratën e njësisë Mbrostar Ura.

Por tani,  banorët duhet të përshkojnë disa km në drejtim të Kolonjës për të arritur në fshatin Vajkan ku tashmë administrata e kësaj njësisë Mbrostar Ura është transferuar.

Banori: Këtu është fshati, mund të jenë mbi 7-8 mijë banorë dhe ai e çon në një fshat që janë 2 mijë banorë, është e paarsyeshme, e palogjikshme.

Banori: 7 mijë lekë taksinë e pagova.Atje ku ishte paguanim 500 lekë për person.

Mbi këtë shqetësim të qytetarëve, kreu i njësisë thotë se godina e vjetër ka qenë pa tualete dhe rikonstruksioni i saj nuk është i mundur pasi nuk ka dokumente.

Ai thotë se godinën ku janë vendosur zyrat e reja, Bashkia Fier ka ka blerë një subjekti privat, një banke.

Kryetari i njësisë administrative Mbrostar Ura:  Është bërë dy herë rikonstruksion dhe është i amortizuar. Ka qenë edhe pa dokumentacion të rregullt. Ka qenë objekt shtetëror ai po sot nuk bëhet rikonstruksion për arsye se nuk ka certifikatë. Është shtet por nuk ka një dokumentacion të saktë, nuk ka një dokument që të përputhet leja e ndërtimit ose rikonstruksioni për më tej. Problemi është se aty nuk kishte tualet dhe 70% e punonjësve janë femra. Këtu ambjentet janë komode. Bashkia ka bërë tani dhe gjënë më të bukur për linjën urbane nëpër fshat, është miratuar edhe linja Verri-Vajkan-Fier. Është me orë që mund të fillojë.

BOOM iu drejtua zyrtarisht me një kërkesë për informacion dhe bashkisë Fier ku e pyeti për dy çështje. Së pari, pse është lënë një ambjent shtetëror për t'iu drejtuar një ambjenti privat ku do të qëndrojë administrata e njësisë administrative Mbrostar Ura. Së dyti, pse është vendosur në një fshat i cili nuk është buzë një rrugë nacionale siç ishte ai ku ka funksionuar për shumë vite njësia administrative Mbrostar Ura.

Në kthimin e përgjigjes, ky institucion sqaron si më poshtë:


EMISIONET