Një 60 vjeçare e dënuar nga gjykata e Durrësit me 3 vjet e katër muaj heqje lirie, nën akuzën për prodhim dhe shitje narkotikësh, kërkon ndihmën e institucioneve të drejtësisë për të zbardhur ngjarjen për të cilën sipas saj, vuan dënimin padrejtësisht.

Erfane Dyrmishi, nga burgu 325 akuzon si posedues të lëndës narkotike që u gjet në banesën e saj, një shtetas që ajo e kishte strehuar me qira në banesën e saj, i cili vetëm pak muaj përpara ngjarjes, ishte liruar nga burgu për të njëjtën akuzë:

Boom ka zbuluar se shtetasi me iniciale D.K që e moshuara akuzon, ka qenë një person i njohur për policinë dhe prokurorinë e Durrësit:

Në prokurorinë e apelit Durrës gazetarëve të Boom i është thënë se çështja duhet të ishte parë ndryshe që nga oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori në shkallë të parë dhe që edhe i riu duhet të ishte referuar për hetime në Prokurori.  

Nisur nga këto fakte, duket se policia, prokuroria dhe gjykata e Durrësit, veprojnë në sintoni të plotë, duke mos e kundërshtuar asnjëherë njëra-tjetrën edhe kur bëhet fjalë për dënimin e padrejtë të një shtetasi.

Dëshmia e Erfane Dyrmishi: Qeraxhiun më futi lëndën narkotike 

Erfane Dyrmishi: Unë kam patur qeraxhi në shtëpi.  Më kishte futur në një kovë që unë kisha ca pula nja dy kile e 113 gramë drogë. Policat kanë ardhur në darkë drejt e të vendi ku ata e dinin informacionin unë nuk dija gjë hiç, kur më thanë hajde se do flasim. Jetoj e vetme, kryefamiljare. E kisha lënë shtëpinë në dispozicion të qeraxhiut, e respektoja si djalin tim. Nuk ma priste mendja të arrija deri këtu. Më ka ardhur motra nga Italia, ka gjetur prapë 13 qeska të tjera droge. 

Kush ishte personi që jetonte me qira në shtëpinë e 60-vjeçares, që ajo akuzon

Po cili ishte personi që kishte marrë ambient me qira në shtëpinë e shtetases Erfane Dyrmishi? Shtetasi me iniciale D.K sipas materialeve të zbuluara nga emisioni “Boom”,nuk është i panjohur për policinë e Durrësit dhe Prokurorinë e këtij rrethi, pasi në vitin 2015 ky shtetas është dënuar me të njëjtën akuzë si znj.Dyrmishi për prodhim dhe shitje të narkotikëve, fiks me 3 vjet e 4 muaj burg, po aq sa ajo. Në vendimin e gjykatës për këtë shtetas shkruhet:

Me date 06.04.2015 rreth orës 00.10 minuta, patrulla e policisë e Komisariatit te Policisë Durrës, ne vendin e quajtur Lagja Nr.13, Plazh , theksojmë e njëjta adresë edhe e zonjës, ka gjetur te shtrire ne toke një shtetas, i cili është identifikuar me pas si i pandehuri D. K.Nga ana e policisë është ndihmuar duke e dërguar te pandehurin për ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Durrësit dhe gjate kontrollit fizik qe i është bere, është gjetur një kuti plastike me ngjyre blu brenda te cilës ndodheshin dy qese celefoni, me një sasi pluhuri me ngjyre bezhe e dyshuar si lende narkotike e llojit heroine. Po ne kuti është gjetur dhe një sasi tjetër pluhuri me ngjyre bezhe. Vetë sasia e kapur të pandehurit prej 9.718 gram pa ambalazh, nuk mund te jete sasi e vogël vetëm për një përdorim vetjak. Po keshtu i pandehuri ka rezultuar se është përdorues i lendes narkotike i llojit heroine.Në këto kushte në vitin 2015 ky shtetas u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg.Dhe sipas parashtrimeve të avokatëve të zonjës Dyrmishi, ai ka dalë nga burgu para se të mbushte kohën e dënimit duke përfituar nga amnistia. Disa muaj më pas kur ky shtetas vazhdonte të shfrutëzonte hapsirë me qira në shtëpinë e zonjës Dyrmishi ka ndodhur edhe ngjarja për të cilën akuzohet 60 vjeçarja.

Por ky shtetas, pas arrestimit të 60 vjeçares, në shtëpinë e të cilës jetonte me qira, ka rënë sërish në duart e policisë kësaj here për vjedhjen e sendeve të banesës së saj, ku edhe ai vetë jetonte. Në vendimin e gjykatës që e dënon me tre muaj burg shkruhet:

Më datë 23.02.2017,rreth orës 15.00,sherbimet e policisë gjyqësore në Kom.Policisë Durrës,kanë marrë njoftim se patrulla e policisë ePlazhit,kishte marrë kontakt me shtetasin D. K, i cili kishte pohuar se kishte vjedhur sende të ndryshme në banesën e shtetases Erfane Dyrmishi, e cila banon në lagjen 13 Plazh.

Më datë 20.02.2017,ai kishte ngelur vetëm në këtë banesë dhe për te jetuar kishte marrë pajisjet elektroshtëpiake që gjendeshin në këtë banesë,si soba korrenti,dy pompa uji, njëlavatriçe,katër pata dhe disa pula dhe i kishte shitur në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë 2 deklaratat e këtij personi pas arrestimit të Erfane Dyrmishit janë ndër provat kryesore që mbajnë sot në burg 60 vjeçaren.

BOOM iu drejtua Drejtorisë së Policisë së Durrësit pse se referuan si të dyshuar në prokurori edhe qeraxhiun me precedentë penal.

Në dosjen që policia e Durrësit i nisi prokurorisë ekzitojnë dy procesverbale, një për marrje dhe një për rimarjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale, shtetasi D.K.Këto dy procesverbale janë administruar nga policia dhe prokuroria po janë përdorur gjithashtu në gjykatë për të fajësuar shtetasen në fjalë. Ne kemi shkuar te drejtoria vendore e policisë Durrës për tui bërë këto pyetje:

Për se ky shtetas që ka deklaruar për këtë zonjë, por që ka qenë njëkohësisht qeraxhi në shtëpinë e saj , e pranuar kjo nga ana e tij , por dhe një perosn me precedent penal në fushën e narkotikëve, nuk është marrë si i dyshuar por dëshmitar.

BOOM i ka kërkua sa herë është kapur nga policia dhe referuar në prokurori për vepra të ndryshme.

Policia i ka thënë BOOM që të bëjë një kërkesë me shkrim dhe më pas të kthejë përgjigje në lidhje me këtë fakt, pra përse nuk e ka referuar drejt prokurorisë për hetime edhe këtë shtetas.


Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës: Me sa thatë ju dhe mua më lindi një lloj dyshimi, se normalisht një gruan në këtë moshë nuk mund të mbajë qese me drogë për t`i shitur. Llogjika ta do që mund të ketë qenë dhe e atij djalit.

Gazetarja: Po. Për më tepër që ai sapo kishte dalë nga burgu, me të njëjtën akuzë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës: Po kjo është pjesë e hetimit, është pjesë e përgjegjësisë së një individi të oficerit të policisë gjyqësore dhe të prokurorit që e ka hetuar.

Gazetarja: Atë them edhe unë që duhej bërë që në fillim nga policia dhe prokuroria ky hap.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës: Normalisht në një rast të tillë, s`duhet të zëri gjumi i natës përshembull.Që në vend të A-së të çosh B-në në gjyq dhe ta dënosh dhe me burg.

Gazetarja: Absolutisht.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës: Me disa vite burg. Kjo është skandaloze.

Gazetarja: Pyetja ime është kjo? A duhej më së pakti të hetohej dhe për këtë më së pakti?

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës: Po duhej hetuar. Mendimi im.

Gazetarja: Se dhe ai djali ka pranuar, ok, unë jetoja në shtëpi me qira me këtë zonjën, por që janë bërë dy deklarata të tij provë që kjo të dënohet.Pra, ka bërë dy deklarata ky. Dhe më pas, ky i ka bastisur komplet shtëpinë, ja ka marrë ja ka shitur dhe ka përfunduar në burg për vjedhje.Dy herë më parë ka qenë në burg, një herë me të njëjtën akuzë si zonja dhe një herë tjetër për vjedhje.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës: Si ka pas thënë .......Që më mirë 10 fajtorë jashtë se një i pafajshëm brenda. Nëse është kështu është shumë e rëndë.Avokati ka kërkuar nësë nuk marrë pafajësinë më jepni nenin 59.Në njëfarë mënyre është gjysmë provim fajësie.E kupton?

Gazetarja: Përveç gjykimit të shkurtuar është kërkuar dhe aplikimi i nenit 59.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës: Si mund të kesh qenë dakord ti me provat e prokurorisë me provat që të bën ty fajtor.Nëse jam dakord me gjykimin e shkurtuar do të thotë që unë në vetvete jam dakord me provat.Këto prova , japin njoftime thonë që je ti autore, sepse kështu e kanë interpretuar prokurori dhe policia dhe e ka akuzuar.Tani nuk duhet të jesh dakord.

Gënjeshtra tjetër e avokates që mori 5000 euro

Gjatë investigimit në lidhje me këtë çështje, doli edhe një gënjeshtër tjetër e avokatës Nelida Dardha e cila në bisedën mes tyre i deklaroi gazetares se ajo kishte hyrë në lojë në apel.

Avokatja: Unë futem në lijë në apel, Kërkojmë gaanci pasurore

Gazetarja: I kërkaur kujt?

Avokatja: Gjykatës

Gazetarja: E keni depozituar një kërkesë?

Avokatja: Po është vendimi nëë Gjykatën e Apelit Durrës

Gazetarja: Çfarë thotë vendimi?

Avokatja: Lihet në arrest.

Ne e kemi një dyshim.

Ndoshta për të justifikuar deklarimin në tatime të pagesës prëj 5000 euro në muajin korrik, kur në fakt, vendimi në gjykatën e shkallës së parë ku ajo ka përfaqësuar këtë çështje është dhënë në 19.06.2017.Pra pas kësaj kohe ajo nuk kishte më lidhje me këtë rast.


/Ora News.tv/