BOOM: 47 vjeçari humb jetën në aksident, prokurori lë fajin "jetim"

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora News iu rikthye sërish një aksidenti të ndodhur vitin e kaluar në aksin Levan-Tepelenë, ku humbi jetën 46 vjeçarit Ajet Yzeiraj. 

Hetimet u rihapën dhe çështjen mori në dorë prokurori Çlirim Sino, por vëllai i viktimës ngre zërin se hetimi është bërë i njëanshëm nga ana e prokurorit Çlirim Sino. Ky i fundit nuk ka marrë në pyetje asnjë nga dëshmitarët. Është marrë parasysh vetëm dëshmia e drejtuesit të mjetit, i cili ka shkaktuar aksidentin. 

Dashnor Yzeiraj: Ky prokuror çoi çështjen për pushim dhe ekspertët e ndërtuan teknikën në bazë të atyre që tha autori, dhe jo në bazë të dëshmitarëve. Pra dëshmitarët nuk u morën në pyetje sepse kështu i intereson prokurorit.

Në raportin e parë ekspertët kanë nxjerrë se shkaktar i aksidentit ishin reshjet e shiut, ndërsa në akt ekspertimin e ri thuhet se ka qenë një makinë Ford me ngjyrë gri me targa AA 473…, e cila ka bërë një parakalim të gabuar duke vënë në vështirësi drejtuesin e mjetit Land Rover.

Dashnor Yzeiraj: Te kjo ekspertizë na kanë futur gjasme një makinë të tretë që na ka parakaluar, edhe pse ekspertët kanë thënë se shpejtësia e mjetit është me 110 km/h që është dy fish i shpejtësisë së lejuar, prokurori nuk e merr për bazë këtë. Kjo makinë nuk ekziston, ka dëshmitarë okularë që kanë qenë. 

Pyetja që lind është pse prokurori nuk ka marrë në pyetje dëshmitarët në aksident. Mjeti që pretendohet se është bërë shkak për aksident ka tre të dhëna, është ford, është gri dhe ka targat AA 473 (targa është e paqartë, sepse është e papërfunduar). A ka kërkuar informacion prokurori sesa makina ka me këto të dhëna dhe më pas të marrë në pyetje drejtuesit e tyre?

Edhe pse mjetit i mungon një e dhënë në targë, prokurori ka vendosur të kërkojë mbylljen e hetimit, me arsyetimin se e ka pasur të pamundur të identifikojë drejtuesin e mjetit Ford.

Gazetarja Boom ka takuar personin i cili ka qenë në makinë me të ndjerin Ajet Yzeiraj në momentin e ndodhjes së aksidentit, për ta pyetur nëse ka pasur një makinë tip ford i cili ka parakaluar në menyrë te gabuar.

Alket Mehmetaj, dëshmitar: Nuk ka pasur asnjë makinë ford që ka parakaluar. Këto po gënjejnë dhe po manipulojnë provat. Unë jam gjallë dhe e kam parë aksidentin, pse nuk më marrin në pyetje? Unë isha në vendngjarje, ekspertet thonë që ka pasur makinë tjeter, kjo është gënjeshtër mashtrim, të pyetem unë. Ai mirë që na vrau po nuk na tha as më fal.


Pëllumb Sadikaj është një tjetër deshmitar në vendngjarje, i cili ka kërkuar prokurorit ta marrë në pyetje, por ky i fundit nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë.

Pëllumb Sadikaj, dëshmitar: Unë kam pasur një kioskë këtu në buzë të rrugës, dhe pashë qe po vinte një makinë me shpejtësi që shkonte sa nga njeri krah i rruges të tjetri. Thash o zot na ruaj se do i bjeri kiosks time, por me ruajti zoti mua sa kaloi nga mua pak më poshte përplasi Ajetin, makina i ra në kanal.


Pyetjes a kishte makine ford në rruge i pergjigjet, jo kurre ska pasur.

Pëllumb Sadikaj, dëshmitar: E kam parë me syte e mi vetëm këto 2 makina kanë qenë asnjë tjeter, këtë e them sa të jem gjallë.

Edhe avokati i ka kërkuar prokurorit të marrë në pyetje dëshmitarët.

Niko Bega, avoakti: Unë prokurorit i kam derguar një Memorie  ku i kërkoj që të marrë në pyetje deshmitarët ne vendngjarje por ai nuk e ka marrë parasysh.

Prokurori  ka shkelur  nenin 327 të kodit të procedures penale sipas të cilit kur do mbyllen hetimet duhet të njoftohen  familjarët e viktimes, dhe  nëse palët nuk sjellin prova të tjera  kerkesa për mbylljen e hetimeve I dergohet gjykatës.

Në këtë rast  prokurori e ka shkelur  kodin e procedures penale dhe ka mbyllur hetimet pa asnjë njoftim.


Autori ka dhene 3 te dhena për mjetin  I cili mendohet të jete bëre shkak I aksidentit,pse nuk ka hetuar prokuroria  për te gjetur se cili eshte ky mjet?

Edhe pse mjeti që shkaktoi aksidentin po leviste me shpejtësi 110 km në ore nderkohe ne ketë aks rrugor shpejtësia e lejuar është 60 km në ore, edhe kjo për prokurorin nuk përbëb shkelje.

Gazetarët e Boom nga burimet e tyre kofidenciale arritën të gjejnë targën e plotë të mjetit Ford ngjyrë gri, e cila është AA 473 AP.

Është detyra e prokurorisë që te thelloje hetimet dhe të marrë në pyetje drejtuesin e ketij mjeti nëse ka qenë atë dite në këtë segment rrugor ose jo.


EMISIONET