Pedofilia tashmë është kthyer në një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare. Emisioni "BOOM" ka investiguar në rrjete sociale, ku rezulton se personat në moshë madhore krijojnë kurthe për të takuar të miturit dhe për të kërkuar marrëdhënie me ta.

Lexoni: Investigimi i BOOM: Ja sa lehtë mund të bien fëmijët në rrjetën e pedofilëve

Në aplikacionin “Grinder”, "BOOM" komunikoi dhe me një 39-vjeçar,  mosha sipas pohimit të tij.

Gjatë bisedës, pasi iu tha se i mituri në gusht bëntë 17 vjeç, ai nuk hezitoi t’i kërkojë foto intime.

39-vjeçari i tha se ka një karrierë të veten dhe nuk preferon të ekspozohet në këtë rrjet. 39-vjeçari i kërkoi të takoheshin pranë zonës së Trenit në Tiranë.

I panjohuri: Çkemi, si je?

I mituri: Mirë , ti ?

I panjohuriSa vjeç je?

I mituri: Në gusht  bëj 17.

I panjohuriUnë jam i madh. Jam 39.Ke eksperienca ti? Ke foto?

I mituri: Ça foto?

Pedofili: Ça do ti për tu pa?  Foto trupi a ça ke?

I mituri: E kam siklet këtë më të thënë të drejtën.Po jam i gjatë, njeri normal.

Pedofili: Kur mundesh për takim ti?

I mituri: Kur je i lirë ti ?

Pedofili: Sonte, pas një ore.

I mituri: Më thuaj një zonë mo, një emër lokali a ku ta di. Po vetëm takim si fillim. Si thua?

Pedofili: Si vetëm takim ?! Të të nis ndonjë foto unë ? Ta thyej akullin ? (dërgon një foto) Po ti s'do të më nisësh ndonjë foto?

I mituri: Ça foto?

Pedofili: Po nis ca të kesh qejf mo burrë.

(I mituri dërgon një foto false )

Pedofili: Nga fotoja më dukesh shumë king.

I mituri: Jam i gjatë.

Pedofili: Më mirë që s'të  njoh dhe s'të kam  parë në  surrat se do më bëjë të vija tani. Unë kam ca moshë dhe njihem ca .Kam bërë karrierë. S'jam anonim , prandaj e kam pak të vështirë me të dërgu foto direkt (foto me fytyrë)

I mituri : Ouu sa kurioz që më bëre.

Pedofili: Kam një biznes timin. Po ti ça ke qejf të bësh ?

I mituri: S'e di. S'kam shumë eksperiencë.

Pedofili: Më dërgo diçka nga trupi, të lutem! Gjoksin ose pjesë prapa , ça të duash.

I mituri: Mua më pëlqen fakti që nuk e ke problem moshën time .Kjo më pëlqen .

Pedofili: Ti deri në ça ore del nga shtëpia? Kur të japin leje ? Te Treni vjen dot?

I mituri: Po mo!

Pedofili: Në 06:00 e lëmë aty ?

Bashkëpunëtori i "BOOM" i truktuar si një 16 vjeçar e priti atë pranë  bulevardit, ulur në një stol.

Ai i kërkoi se nësë dilte dot afër rrugës kryesore sepse ishte me makinë. I mituri i thotë se po e pret pranë stolit dhe ai vjen duke i rënë disa herë borisë së makinës .

I mituri: Jam ulur këtu te një stol, te fillimi i bulevardit .

Pedofili: Jam me makinë.Del dot anësh rrugës ?

(Vjen dhe i bie borisë së makinës  dhe pret që i mituri t'i shkojë në automjet.)


I shkruan sms

Pedofili: Jam me makinë. I rashë borisë.

Por i infiltruari nuk shkon dhe 39 vjeçari zbret nga makina dhe vjen në drejtim të të miturit , i cili po priste ulur në një stol.

I mituri: Si kalove?

Pedofili: Si kalove ?

I mituri: Ça bëre, mirë? Bisedojmë këtu, të mos vemë direkt te makina mo burrë. E ke problem?

Pedofili: Ta parkoj diku aty dhe pastaj do vij, dy sekonda.

I mituri: ok!

Pedofili nuk kthehet më, largohet me makinë dhe i shkruan të miturit.

Pedofili: S'po gjej parking. Ika nga Zogu i Zi. Po shumë trafik me u kthy prapë. E lëmë herë tjetër po ashtu.

I mituri: S'të pëlqeva më duket.

Pedofili: Jo jo, por nuk korrespondon mosha fare. Ndoshta nga kapela s'e di .S'u ndjeva mirë në mes të rrugës.

/Ora News.tv/