Bonucci një hap larg PSG-së, distanca vetëm 5 milionë euro

Bonucci një hap larg PSG-së, distanca vetëm 5 milionë euro

E ardhmja e Leonardo Bonuccit është në dyshim. Mbrojtësi italian duket gjithnjë e më larg Milanit sidomos pas deklaratës së teknikut Gattuso.

“Duam ta mbajmë, por duhet respektuar dhe vendimi i lojtarit,” pati deklaruar pak ditë më parë trajneri i kuqezinjve ku ngriti akoma më shumë zërat për një largim të Bonuccit nga "San Siro".

Ndërkohë që Milani kërkon plot 40 milionë euro për mbrojtësin, PSG ka gati një ofertë prej 35 milionë eurosh. Në garë për italianin janë edhe dy klubet e mëdha të Manchesterit.

Drejtuesit italianë shpresojnë që midis skuadrave të ketë rivalitet dhe në këtë mënyrë ata do të fitojnë më shumë. Megjithatë gjithçka mbetet për tu parë nëse PSG do ta rrisë më shumë ofertën apo do të largohet fare nga gara për 31-vjeçarin.

EMISIONET