Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku duket se është i impresionuar nga basketbolli amerikan, duke i sugjeruar Federatës Angleze të Futbollit, organizimin e një ndeshjeje me yjet e Premier League, të ngjashme me atë në NBA.

Këtë ide, belgu e ka publikuar përmes një statusi në rrjetin social "Twitter"

 “Ja një ide për ju djema. NBA ka ndeshjen e yjeve, a nuk mendoni djema se edhe ne duhet të bëjmë një në Premier League? Veriu kundër jugut! Dhe tifozët votojë. Si mendoni?”,-ka shkruar Lukaku, duke etiketuar faqen zyrtare të Premier League dhe atë të Federatës Angleze.

Statusi i Lukaku në "Twitter":

/Ora News.tv/