Thomas Strakosha në listën e përforcimeve të Liverpool-it.

Është kjo "bomba" e merkatos për portierin e kombëtares shqiptare, që këtë sezon zhvilloi një paraqitje fantastike në katërkëndëshin e Lazio-s.

Sipas  një artikulli të "Tutto Mercado" thuhet se Liverpool-i ka nisur kontaktet me portierin e Lazio-s Thomas Strakosha dhe pritet që të ofroj rreth 25 milion paund për kartonin e tij.

23-vjeçari shqiptar luajti në të gjitha takimet e këtij sezoni të Seria A, si dhe 10 ndeshje në Europa League, duke ndihmuar bardhekaltërit të përfundojë në vendin e 5-të, vend që i kualifikon ato në fazën e grupeve të Europa League.

/Ora News.tv/