Një bombë artizanale është hedhur dhe ka shpërthyer në orën 05.30 të mëngjesit të sotëm në komisariatin e Polcisë pranë zonës San Giovanni në kryeqytetin italian Romë.

Për fat nuk persona të lënduar. Nga shëpërthimi i bombës janë shkaktuar dëme portës kryesore të komisariatit të Policisë si dhe automjeteve të parkuara aty pranë.

Frika e paniku ka mbërthyer kalimtarët e banorët e zonës në atë orë të parë të mëngjesit. Në vendngjarje ka mbërritur kreu i forcave të Policisë së Romës Gjenerali Antonio de Vita.

Prokuroria e Romës ka nisur procesin hetimor për zbardhjen e ngjarjes duke marrë nën kontroll të gjitha telekamerat e sigurisë pranë komisariatit të policisë si dhe të zonës përreth.

Gjithashtu reparti investigativ i Policisë së Romës në bashkëpunim me repartin e forcave speciale po hetojnë mbi këtë ngjarje.

/Ora News.tv/