Boksieri shqiptar Florim Zeneli "gjunjëzon" sërbin Aleksandër Veliçkoviq dhe triumfon në MMA

Boksieri shqiptar Florim Zeneli "gjunjëzon" sërbin

Boksieri shqiptar ka arritur ta mposht serbin në “Super Pro Fight Night – Uskana2” që po zhvillohet në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë garë po marrin pjesë edhe atletë nga mbarë bota të kategorive të porteve të ndryshme, por fitorja e Zendelit ishte tepër ajo që pikasi mbrëmjen e shkuar dhe tejet speciale për shqiptarët. Boksieri Florim Zeneli në përfundim të takimit ka falënderuar të gjithë të pranishmit në sallë për përkrahje.

“Edhe sot fitore. U përkulem krejt qytetarëve te Uskanës prej tek i pari deri tek i fundit që më përkrahen në këtë ndeshje”, ka shkruar Zendeli në llogarinë e tij në Facebook.

Fitorja e boksierit shqiptar ndaj sërbit i ka hapur këtij të fundit edhe më shumë rrugë në arenën ndërkombëtare. Duket se Florim Zeneli ka një të ardhme të ndritur në MMA.

EMISIONET