Boks/ Jurgen Uldedaj nuk fal, shpallet kampion bote

Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote për kategorinë “Cruiseer Weight” të versionit WBO Junior, duke mundur me pikë pas 10 raundesh argjentinasin Nicolas Leandro Arganaraz.

Raundet e para ishte tepër të ekuilibruara, me dy boksierët që tentuan të merrnin komandën në ring, por arritën të shmangnin goditjet fatale.

Në të katërtin, Uldedaj lëshoi disa goditje të forta në fytyrën e kundërshtarit, i cili pësoi dhe një "knock-out" teknik, megjithatë i mblodhi forcat për të vijuar ndeshjen.

Pas një lufte të ekuilibruar, duhet të vinte raundi i shtatë për të parë një duel mjaft të bukur, ku argjentinasi mori iniciativën, duke sinkronizuar disa goditje të bukura në trupin e Uldedaj. 

Situatë që u nuhat nga boksieri lezhjan, i cili iu kthye me të njëjtën monedhë, duke lëshuar disa goditje të pastra, çka i sollën avantazh atij.

EMISIONET