Blue Planet II fiton çmimin Bafta

Blue Planet II fiton çmimin Bafta

Blue Planet II, Britain's Got Talent dhe Love Island ishin ndër fituesit e Bafta Awards.

Blue Planet II fitoi çmimin për shkak të episodit prekës kur nëna balenë vuan ngrodhjen e të voglit të saj nga lëndët plastike të hedhura në det.

Kur shfaqet episodi, zemrat e shikuesve në mbarë botën 'thyhen' nga trishtimi, ndërsa David Attenborough tregon historinë e nënës balenë që refuzon që të lërë trupin e ngordhur të të voglit të saj. Këlyshi balenës është helmuar nga qumshti i nënës së tij për shkak të hedhjes së plastikës në det.

"Nëna po kujdesej për të porsalindurin, por ai ishte i ngordhur. Ajo ngurron që ta lërë të shkojë edhe pse ka ngordhur prej shumë ditëve. 

I vogli mund të jetë helmuar nga qumështi i ndotur i nënës së tij. Balenat e kanë trurin e madh dhe mund të përjetojnë emocione. 

Duke gjykuar të rriturit, humbja e këlyshit ka ndikuar në të gjithë familjen,"-tha David në skenë pasi mori çmimin, duke dashur të ndërgjegjësojë njerëzit për  shkatërrimin që shkakton hedhja e plastikës në det.

Love Island fitoi për herë të parë çmimin Bafta, për shfaqjen më të mirë televizive, ndërsa Casualty mori Bafta-n e parë pas 11 vitesh.

EMISIONET