Edhe pse ka marrë lejen për të zhvilluar pronën e tij, një biznesmen në Sarandë detyrohet të përballet në procese gjyqësore. Nexhip Sulejmani shprehet se dokumentet i ka marrë konform ligjit, por çuditërisht është marrë vendimi për pezullimin e punimeve.

Me leje ndërtimi të lëshuar nga Bashkia Sarandë dhe mbi bazë të një projekti të miratuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Nexhip Sulejmani ka nisur ndërtimin e një shtesë të biznesit që zotëron në Sarandë.

Por ai thotë se po përballet me procese e padi në gjykatë nga persona të tjerë.

Ata kërkojnë pezullimin e punimeve me pretendimin se ndërtesa e re u zë fushëpamjen.

Për biznesmenin Sulejmani kjo është absurde, sa kohë që ai për ndërtimin ka zbatuar ligjet dhe rregullat e shtetit, të cilat kohët e fundit duhet thënë se janë forcuar.

Sulejmani: Pamja që nuk i zë fare, ata janë futur në pronën tonë 70 cm. I ka bërë si hotele, bile është e jashtë ligjshme, sepse kanë qenë për hyrje dhe i kanë bërë hotel.

Biznesmeni Sulejmani thotë se ai është treguar i gatshëm për një zgjidhje miqësore. Por në mungesë të dakordësisë çështja përfundoi në gjykatën e Administrative të Gjirokastrës e cila i dha të drejtë, siç tregon ky dokument.

Pas çështja është dërguar sërish çështjen në gjykatën e Sarandës, e cila edhe pse leja e ndërtimit është miratuar konform ligjit ka vendosur pezullim te punimeve, vendim që ngre dyshime për biznesmenin.

Sulejmani: Këta nuk kishin ku të kapeshin dhe thanë që duhe t'i dëmtojmë sa më shumë, sepse ata nuk na i morën objektin tonë aq sa donim ne. Po të shikojë dokumentacionin gjykatësja nuk ka asnjë kundërshtim, vetëm po të shkelen ligjet që ta japin kundër nesh.

Por me dokumente zyrtare në dorë, biznesmeni Sulejmani është shpresë plote se edhe këtë herë drejtësia do të triumfojë duke konfirmuar zbatimin e rregullave dhe ligjeve që shteti ka vënë për njerëzit që me punën e tyre i shërbejnë zhvillimit të turizmit si një sektor prioritar për vendin!

/Ora News.tv/