Bllokohen 156 mijë eurot e destinuara për në Shqipëri

Bllokohen 156 mijë eurot e destinuara për në Shqipëri

Zyrtarët e Agjencisë së Doganave në Bari në bashkëpunim me Guardia di Financa kanë zbuluar 156.151 euro të padeklaruara në aeroport.

Bëhet fjalë për 7 përpjekje për eksport të paligjshëm nga dy qytetarë nga Kosova, një serb, një gjerman e një shqiptar. Ata po niseshin nga Bari për në Shqipëri, përveç dy të tjerëve, një italian dhe një algjerian.

Katër përpjekje të tjera për importim të paligjshëm, kishin të bënin me qytetarë të kombësive të ndryshme (kinez, ukrainas dhe katarian).

Të dyshuarit kanë përdorur të drejtën për të bërë një pagesë të menjëhershme që lejon që shkelja të zgjidhet duke paguar një shumë të caktuar për shumën që tejkalon kufirin e lejuar prej 10,000 euro. Më 23 qershor një sasi prej 3.4 milionë eurosh u kap në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit ku u arrestuan katër persona.

EMISIONET