Blerja e drejtësisë, Lu: Gjyqtari i korruptuar ndau nënën e dhunuar nga fëmijët

Blerja e drejtësisë, Lu: Gjyqtari i korruptuar ndau nënën e

Ambasadori amerikan ka sjellë sërish histori personale për të mbështetur akuzat e tij publike të artikuluara herë pas herë për korrupsion në gjyqësor.

Duke folur në Konferencën e Avokatit të Popullit, Lu tregoi historinë e një gruaje shqiptare viktimë e dhunës në familje, të cilës një gjyqtar i korruptuar i kishte mohuar më pas kujdestarinë e fëmijëve.

Donald Lu: Shumë vite më parë kur bashkëshortja ime bënte kërkime akademike mbi dhunën në familje, jepte mësime joge në një strehës në Azinë Qëndrore për gratë që kishin qenë viktima të trafikimit ose dhunës me bazë gjinore. Shpesh herë ajo kthehej në shtëpi me hostori të pabesueshme për ato që gratë dhe vajzat kishin pësuar nga duart e trafikantëve të seksit dhe bandave kriminale. Sapo mbërrita në Shqipëri vizituam tre strehëzat e OJQ dhe strehëzën shtretërore për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit. Atje takuam gra dhe vajza të guximshme, disa vetëm 14 vjeçe që ishin trafikuar dhe kthyer në Shqipëri. Pjesa më e madhe ishin refuzuar nga familjet e tyre dhe kishin përfunduar në këto strehëza. Atje dëgjuam historinë e një viktime të dhunës në familje të cilës një gjykatës i korruptuar ia kishte hequr fëmijët. Bashkëshorti i saj abuziv kishte qenë i dënuar për krime seksuale. Kur ajo më në fund pati guximin ta divorconte në vend që të gjente drejtësi, gjykata ja mori fëmijët e saj. Kujdestaria për 2 nga 3 fëmijët e tyre iu dha burrit, i cili e rrihte sepse kishte korruptuar gjykatësin. Kjo e shkatërroi atë.

Ambasadori amerikan tha se një nga arsyet për të cilat ai lufton për reformën në drejtësi janë edhe këto gra, viktima të dhunës në familje. Ai ftoi politikanët të dalin mbi interesat e tyre dhe të zbatojnë këtë reformë.

Donald Lu: Të gjithë ne luftojmë për arsye vetjake, unë luftoj për reformën në drejtësi për këto gra, familjet e tyre dhe për të gjitha familjet e tjera që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Në emër të grave dhe familjeve që vuajnë si pasojë e një sistemi gjyqësor të korruptuar shpresoj që politikanët do të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do të zbatojnë këtë reformë në drejtësi.




EMISIONET