Gazetari i njohur Bledi Mane ka zbuluar në emisionin "Late Night Show" në Ora News se ka 9 vite që shijon një lidhje dashurie, por ende nuk është bërë me fëmijë.

Këtë gjë do ta mendojë për të ardhmen. Bledi u shpreh në "Late Night Show" se kur të bëhet baba dëshiron të marrë një babysitter filipineze pasi dinë ta rrisin fëmijën në mënyrë të shkëlqyer.

Bledi Mane: Jam çift, kam 9 vjet, që kur ishim në master. Ndoshta do bëjmë ndonjë kalama kur të kemi financat. Njeriu është një hap madhor që ka një lloj përgjegjësie. Duhet të kesh pjekuri mendore. Unë pjekurinë mendore dhe shpirtërore për tu bërë prind nuk e kam akoma. Unë do marr një babysitter filipineze të ma rrisë fëmijën me 300 euro në muaj. Janë njerëz të lindur dhe të rritur me idenë që unë kur të rritem, do bëhem babysitter në Europë. Ta mëson me gjuhë të huaj, me dashuri, me respekt.

/Ora News.tv/