Bizneset nuk paguajnë detyrimet

Bizneset nuk paguajnë detyrimet

Biznesi shqiptar po përballet me një sërë problemesh kohët e fundit.

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë vitit 2018 niveli i borxhit  ndaj administratës tatimore është 107 miliardë lekë duke pësuar rritje krahasur kjo me 2017.

Këto të dhëma u publikuan pas  një misioni teknik që ky institucion zhvilloi në drejtorinë e Tatimeve.

Shqetësues është fakti se rritja e borxheve ulje të aftësisë paguese të biznesve ndërsa pjesa më e madhe e borxhit ka ardhur  nga biznese që rezultojnë me statuas pasiv.

Kjo e vështirëson edhe më shumë mundësinë e mbledhjes së këtyre  borxheve. 

Një pjesë e madhe e borxhit rreth 56 për qind është vonuar për më shumë se 2 vjet.

 Nga raporti i FMN-së vihet re se borxhi  tatimor ka pas një ulje të nivelit të borxhit në 2017 për shkak të amnistisë fiskale nga 111.5 në 95.5 mld lekë. Për të përmirësuar gjendjen e borxheve tatimore Fondi Monetar Ndrëkombëtar sygjeron që të ndërmeren  një sërë  ndryshimesh ligjore për të përmirësuar situatën.

Përtej borxheve që ka për ti shlyer ndaj administrëts tatimore biznesi shqiptar po përballet edhe me vonesë të rimbursimeve të TVSH-së nga qeveria.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se qeveria duhet ti rimbursojë biznesve 14.4 mld lekë .

Ky shqetësim është ngritur edhe nga vetë biznesi të cilët kanë kërkuar zgjidhje të ngërçit sa më parë. Më të prekurit nga mosrimbursimi i Tvsh-së rezulton se janë eksportuesit të  cilët kanë 26 % të ketij detyrimi


BORXHI TATIMOR


2018  107 mld lekë

2017   95.5 mld lekë

EMISIONET