Bizneset e pambrojtura, Jaka: Vendimi për HEC-et dëmton imazhin e vendit

Bizneset e pambrojtura, Jaka: Vendimi për HEC-et dëmton imazhin e

Biznesi në Shqipëri ndjehet i pambrojtur ndaj vendimeve arbitrare të shtetit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, deklaron se vendimi i ministres Belinda Balluku për pezullimin e kontratave për ndërtimin e hidrocentraleve është një shembull i padrejtë dhe krijon tension të sipërmarrësit në një kohë që edhe gjykatat shumë herë tregohen të njëanshme.

Nikolin Jaka: Përbën aktin e nxjerrë nga një institucion publik siç është Ministria e Transportit dhe Energjisë. Nëqoftëse nuk është në përputhje me ligjin normalisht që krijon dhe pasoja juridike për palët.Pastaj është gjykata ajo që vendos por për hir të së vërtetës sipërmarrja e ka humbur besimin te sistemi i drejtësisë sepse në shumicën e rasteve të gjitha vendimet jepen në favor të qeverisë.

Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë vendimi i Ministres Balluku është një sinjal negativ që jepet për biznesin në vend.

Nikolin Jaka: Të bësh një thirrje dhe të njoftosh në mënyrë shkresore të gjithë subjektet unë besoj që krijon klimën jo të favorshme për të investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë sepse ky është një sinjal që jepet dhe nga përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare, në rastin konkret urdhri i një Ministri është një sinjal që nuk duhet parë aq thjesht sepse çdo subjekt në fundore ka edhe atë frymën e asaj çfarë përçon ky urdhër, qoftë ashpërsisë apo të ftesës për bashkëpunim.

Jaka sygjeron që kontratat të skanohen rast pas rasti dhe jo të merren vendime në grup.

Nikolin Jaka: Ka nevojë për një debat, ka nevojë për një analizë. Një Ministri që ka një marrëdhënie me një numër të madh koncesionarësh duhet të ketë dhe një Departament të veçantë që merret me trajtimin e koncesioneve.Dhe trajtimi rast pas rasti duke futur frymën dhe bashkëpunimin në komunikim jam i bindur që shkojnë në zbatimin e ligjit me përpikmëri.

Prej disa javësh ky urdhër për pezullimin e kontratave i është dërguar sipërmarrësve në këtë sektor por ende ka shumë paqartësi dhe pikëpyetje se sa do të vazhdojë dhe çfarë do të kontrollohet konkretisht.




EMISIONET