Bizneset e 'antimafias', Spiropali: "Kastrati" ka paguar tek kunati i Lulzim Bashës

Elisa Spiropali në një konferencë për mediat tha se kompania "Kastrati", e cila u përmend si subjekt i ligjit të antimafies, ka paguar para tek kompania e kunatit të liderit demokrat Lulzim Basha.

Spiropali pyeti kreun e opozitës nëse ky investitor është apo jo oligark i inkriminuar.

Spiropali: Kunati ka përfituar pothuajse 100 milionë lekë nga tre kompani të zotëruara prej grupit “Kastrati”. Kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi firmat e kunatit përfitojnë prej 10 vitesh një “taksë” të përvitshme prej këtij grupi. Lulzim Basha nuk e ka hallin as tek njerëzit, as tek opozita, as te çlirimi i ekonomisë, as te shpëtimi i shoqërisë, por vetëm tek xhepi i tij dhe i kunatit të tij. Prandaj, edhe kjo fushatë e fundit nuk është asgjë më shumë se sa zhvatja e radhës ndaj sipërmarrjes me maskë partie. Synimi i tij është vetëm një, paguaj kunatin, që të ndalojë akuzat në media!

Kjo është kompania e dytë e përmendur nga socialistët, pas "Gener 2" të cilën e publikoi në një konferencë për shtyp, deputeti socialist Ervin Bushati.

EMISIONET