Një producent muzikor kolumbian ka dhënë një pasqyrë të re për festat e egra dhe të shfrenuara të kryera nga anëtarët e kartelit të drogës "Medellin" të Pablo Escobar.

Jairo Martinez i tha transmetuesit kolumbian Caracol TV se ai ndoqi festat e shfrenuara nga trafikanti famëkeq i drogës dhe togeri i tij kryesor Carlos Lehder.

Ai tha se në këto festa ishin edhe politikanë të lartë të vendit dhe policë.

Marintez kujton një udhëtim spontan në fermën e Lehder në Armeni, rreth 900 km në jug të shtëpisë së tij në kryeqytetin Cartagena. "Një ditë ishte një festë në Cartagena dhe dikush tha 'le të shkojmë në fermë'. Papritmas, unë hipa në një aeroplan të vogël, duke u ulur në Pereira dhe duke u nisur për në Armeni për në fermën e Carlos Lehder", tha ai.

Disa nga tregimet e Martinez-it kalojnë në një "territor të çuditshëm".

Në një festë, një vajzë nga Suedia u ofrua si çmim në një lotari.

"Të gjithë morën copën e letrës dhe një djalë e mori atë", tha ai.

Gjithashtu përmendet edhe orientimin seksual të Lehder, bashkë-themeluesin e kartelit që pëlqente si burrat ashtu edhe gratë.

"Kishte ditë kur ai pëlqente të ndryshonte pak prirjet e tij", tha Martinez.

Aktualisht, Lehder është burgosur në SHBA për akuzat për vrasje, rrëmbime dhe trafik droge.

Lehder drejtoi perandorinë e transportit të kokainës nga Cay Norman, një ishull 340 km larg bregut të Floridës.

/Ora News.tv/