Këto binjakë kanë lindur me një diferencë kohore prej 20 minutash nga njëri tjetri, por në vite, muaj dhe ditë të ndryshme.

Joaquin dhe Aitana de Jesus Ontiveros ishin planifikuar që të lindnin në 27 janar 2018. Por në orën 7 të mbasdites në mbrëmjen e Vitit të Ri, nënës së tyre Maria i plasën ujrat dhe foshnjet lindën shëndoshë e mirë por njëri në vitin 2017 dhe tjetri në vitin 2018 në Qendrën Rajonale Mjekësore Delano të Kalifornisë.

Joaquin, ka lindur më 31 dhjetor 2017, ndërsa motra e tij më e vogël binjake Aitana lindi në orën 12.16 më 1 janar 2018.

Kjo do të thotë se ata ndajë gjthçka me njëri-tjetrin nga gjenet tek ushimi por nuk kanë të njëjtën ditëlindje, muajin dhe vitin e lindjes.

/Ora News.tv/