Bindin Shpresat, Spanja siguron 3 pikët

Bindin Shpresat, Spanja siguron 3 pikët

Një gol i Rafael Mir Vicente i ka mjaftuar Spanjës për të mposhtur kombëtaren shqiptare të Shpresave, duke marrë 3 pikë që shërbejnë vetëm për statistikë, pasi Spanjollët kishin siguruar kalimin në fazën tjetër të Europianit.

Paraqitje dinjitoze për skuadrën e Bushit, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishte përballë. Pjesa më e madhe e futbollistëve spanjollë janë titullarë në klubet më të mira të La Ligës dhe e ardhmja e tyre është tepër premtuese.

Pavarësisht dominimit të miqve, vetëm minuta  84 rezultoi pozitive për spanjollët që kaluan në avantazh me anë të sulmuesit të Las Palmas, Mir Vicente. Pas kësaj fitoreje Spanja shkon në kuotën e 24 pikë në vendin e parë, ndërsa Shqipëria mban vendin e 5-të me 6 pikë. Në takimin e ardhshëm kuqezinjtë do të luajnë në transfertën e Estonisë, që mban vendin e fundit në grupin 2 me vetëm një pikë.

Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET