Drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, fitoi më shumë para dhe u bë personi më i pasur në botë për vitin 2017.

Ai ka arritur të shtojë mbi 35 miliardë dollarë në llogarinë e tij bankare, duke e çuar vlerën totale neto prej mbi 100 miliardë dollarë.

Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg më 29 dhjetor, Bezo ia kaloi Bill Gates, si personi më i pasur në botë në tetor, pasi Amazon raportoi të ardhurat e tremujorit të tretë.

Vetëm këtë vit, Bezos bleu gjigantin ushqimor Whole Foods dhe njoftoi se Amazon do të ndërtonte selinë e dytë në 2018 që do të shtonte rreth 50,000 vende të reja pune.

Amazon ka marrë 238 propozime nga qytetet dhe shtetet në të gjithë Amerikën e Veriut që shpresojnë të jenë shtëpia e HQ2.

Turizmi hapësinor është ideja tjetër e madhe e Bezos. Në dhjetor, kompania e tij për zbulimin e hapësirës ajrore Blue Origin lëshoi një kapsulë pa pilot me dritare panoramike në hapësirë nga një vend testimi në Teksas.

/Ora News.tv/