“Bilbili i këngës popullore” koncert në Pallatin e Kongreseve me 20 maj

“Bilbili i këngës popullore” koncert në Pallatin e

I njohur si “bilbili i këngës popullore”,  Bujar Qamili do të vijë për adhuruesit  e këngës popullore me interpretime live nga repertori i tij i pasur.

Në emisionin "BOOM" , Qamili zbuloi datën dhe orën e koncertit të 5 recital që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Në koncert nuk do të mungojnë  edhe shumë të ftuar nga këngëtarët tek aktorët e humorit.

Qamili: Është recitali im i katërt në Pallatin e Kongreseve që kësaj rradhe do ta shfaq me datë 20 maj ora 19:00. Në këtë koncert do të jenë përveç 13-15 këngë të bukura shkodrane, do jenë dhe këngëtarë të tjerë që unë kam ftuar në këtë koncert. Do të jenë Shkelzen Jetishi dhe një këngë e re që unë do ta këndoj për herë të parë me të. I dyti do të jetë Mateus Frroku. Janë dhe humoristat e Shkodrës, Bes Kallaku, Parodistët e Vlorës, do jetë një prestigjator, një grup vallesh i Ansamblit. Biletat do të shiten pranë Teatrit Migjeni në Shkodër dhe pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

EMISIONET