Bienalja e Mesdheut, 200 artistë nga 20 vende të botës në Tiranë

Bienalja e Mesdheut, 200 artistë nga 20 vende të botës në

Tirana do të presë në maj të vitit 2017, edicionin e 18 të bienales së Mesdheut, e cila do të sjellë në kryeqytetin shqiptar rreth 200 artistë nga 20 vende të botës. Pavarësisht sfidës së organizimit, Ministrja e Kulturës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, në një konferencë të përbashkët, thanë se aktiviteti do ta shndërrojë Tiranën në kryeqytet të artit e kulturës.

Maji i vitit 2017 do ta shndërrojë Tiranën në kryeqytetin e artit në Mesdhe.

Më shumë se 200 artistë nga 20 vende do të mbërrijnë në kryeqytetin e shqiptar për edicionin e 18 të Bienales së Mesdheut.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cilësoi organizimin një sfidë që tregon se Tirana mund të jetë kryeqytet i kulturës.

Kumbaro: Ju siguroj që nuk është një ndërmarrje e lehtë, nuk është vetëm një aventurë e bukur, është një sfidë e vështirë për të bërë bashkë të gjitha mendjet e Mesdheut, për të kapërcyer të gjitha urat e detit por dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërtuar një program i cili duhet të jetë jo vetëm mesdhetar, artistik, multikulturor, por edhe social dhe konstruktiv.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e një veprimtarie të tillë kulturore.

Veliaj: Ajo që do të trashëgojmë nga Bienalja do të jenë 200 gjilpëra të vogla në trupin e këtij qyteti që ndoshta do të provokojnë nervat e duhur për të pasur një reagim akoma më pozitiv ndaj artit dhe kulturës.Mezi pres që të mirëpresim 200 artistët në Tiranë, ndoshta dhe më shumë.

Presidentja e Bienales, Dora Bei, shprehu entuziazmin që nepërmjet artit dhe kulturës të shprehim diversitetin e Mesdheut.

Bei:Dua të shpreh entuziazmin për majin e ardhshëm, shpresoj që përmes artit dhe kulturës të bëjmë praktikë përmes diversitetit. Besoj shumë që ky proçes do të zhvillojë dhe kulturat tona sepse Tiranë do të kthehet në shtëpinë e 200 artistëve.

Bienalja e Mesdheut do të vijë nën titullin “Shtëpia” e cila është bazuar në 4 koncepte: Historia, konflikti, ëndrra, dhë dështimi.

 

 

EMISIONET