Bien shitjet, shtrenjtohen banesat

Bien shitjet, shtrenjtohen banesat

Çmimet e apartamenteve rezultojnë se janë rritur me rreth 20% gjatë muajve të fundit. 

Dhe kjo sipas agjentëve imobiliar ka ardhur si pasojë e kërkesës së lartë për blerje të banesave.

E megjithatë të dhënat zyrtare të INSTAT konstatojnë se shitjet kanë rënë me 1.8% në tre mujorin e dytë të këtij viti, të dhëna këto që flasin për në situatë kontradiktore apo që shtojnë dyshimet për një situatë flluskë.

Por pavarësisht se janë shitur më pak hyrje ndërtuesit vazhdojnë të kërkojnë leje ndërtimi. 

Sipas INSTAT në tremujorin e dytë janë dhënë 14.8% më shumë leje ndërtimi dhe në kryeqytet thuajse  janë trefishuar. Pavarësisht se oferta është shumë më e lartë se kërkesa kjo nuk ka ndikuar në uljen e çmimit të apartamenteve.

Madje në Tiranë vlera vlerësohet të jetë ndër më të lartët në rajon duke arritur në 4 mijë euro m2 në ndërtimet e reja në qendër të kryeqytetit dhe 500 euro në periferi.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që çmimet të shkojnë drejt uljes në një periudhë afatmesme.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë me 20% mendohet se është ndikuar nga disa faktorë si rritja e taksës se infrastrukturës në 8% të çmimit të shitjes por edhe nga rritja e përqindjes që kërkon pronari i truallit mbi ndërtimin.

Tendenca e çmimeve të larta duket se nuk është e njëjta në rrethe, ku është konstatuar tkurrje e popullsisë.

EMISIONET