Presidenti i Amerikës, Donald Trump nuk ka qëndruar dot pa komentuar mbi rënien e shikueshmërisë në 90 vjetorin e Çmimeve Oskar.

Pas raportimeve mbi mbrëmjen Gala, Trump ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

Mes batuatave dhe humorit, ai është shprehur se ky është vlerësuar si Oskari më i dobët në histori për shkak se nuk ka më yje në Hollywood, përveç tij.

"Oskani më i dobët i vlerësuar në histori. Problemi është se nuk kemi më Yje, me përjashtim të Presidentit tuaj (po bëj shaka, sigurisht)!"-shkruajti në Twitter.

/Ora News.tv/