Bie nga skela, vdes në vend 43-vjeçari në Lezhë

Bie nga skela, vdes në vend 43-vjeçari në Lezhë

Një burrë 43-vjeçar ka humbur jetën në ambjentet e punës në Lezhë, pasi është rrëzuar nga skela.

Policia bën më dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë dëmtime të shumta trupore.

“Shtetasi është  dërguar në  spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën”,- njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET