Çelet salla franceze e leximit në Bibliotekën e vjetër Kombëtare me një fond prej 3700 librash,duke përfshirë rreth 200 tituj të rinj të autorëve më të rëndësishëm të filozofisë, letërsisë, antropologjisë, arkitekturës apo artit francez të shekullit 20-të. Gjatë përurimit të sallës franceze të leximit u theksua fakti se në vitet 1921-1938 gjuha frënge ishte gjuha e dytë pas shqipes, si gjuhë e kulturës dhe e artit.

Biblioteka e vjetër Kombëtare është pajisur me një sallë leximi tërësisht moderne. Fondi përfshin 3700 libra, emrat më të rëndësishëm të filozofisë, letërsisë, antropologjisë, arkitekturës dhe artit francez të shekullit të 20-të. Krijimtaria e plotë letrare e Pol Valeris, Marsel Prustit, Milan Kunderës, Mishel Fukos, Zhak Derridas e me radhë, u vijnë në në ndihmë studiuesve dhe lexuesve.

Persida Asllani, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: Me konceptin e duhur në interier, në funksionalitet dhe pasurim libëror ajo mund të bëhej jo vetgëm një sallë leximi  e librit frankofon, por edhe një hapësirë model shkëmbimesh leximesh, dije informacioni. 

Në fakt ky është një kënd leximi disa shekullor, sepse Biblioteka Kombëtare ruan në koleksionet e saj botime ekzemplarë antikuarë në gjuhën frënge. Me këtë rast ekspozohet “Historia e Gjergj Kastriotit” shkruar nga Zhak Lavardë, botim i viti 1597, i cili vjen edhe në kuadër të vitit të heroit.

Mirela Kumbaro: Këtu kam lexuar Volterin, Molierin, Hygo etj deri në fund të shekullit të XIX shkonte lista e librave që na lejoheshin. Shekulli i XX ishte i ndaluar.

Për krijimin e kësaj salle kanë kontribuar edhe aristët pamorë, të cilët janë marrë dizenjuar tavanin me motive e slogane mbi leximin.

Harri Aleksi, artist pamor:  Vendosëm që të ishte një grafikë bashkëkohore, të ishte pjesë e aredimit të bibliotekës dhe të shprehtë anën bashkëkohore që lexuesi të çlodhet. 

Çelja e sallës franceze të leximit vjen në kuadër të “Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri 2018”.

/Ora News.tv/