Pakti për Universitetin nuk ia ka dalë të përmirësojë cilësinë në arsimin e lartë.

Sipas një monitorimi të kryer nga Qëndresa Qytetare, qeveria nuk i është përmbajtur premtimeve ndaj studentëve për rishikimin e titujve shkencorë apo adresimin e problemit të korrupsionit.

Migen Qiraxhi: "Vetëm 12 dizertacione kanë mbërritur në MAS. Jemi shumë hapa prapa në realizimin e këtij premtimi. Akoma më prapa është krijimi i arkivës dixhitale ku do të duhej të ishin paraqitur të gjithë titujt shkencorë. Biblioteka online e cila kushtoi 700 mijë dollarë nuk përmban libra të currikulave të studentëve dhe nuk ka asnjë material të gjuhës shqipe."  

Karta e studentit është zbatuar vetëm në Tiranë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me konviktet.

"Sa i takon kartës së studentëve dhe konvikteve është një premtim i zbatuar lokalisht"

Problematik është vërejtur edhe në zgjedhjet për Anëtaret e Bordeve të Administrimit. Sipas Qëndresës Qytetare ky proces ka tejkaluar afatet e parashikuara dhe është kryer në mungesë të transparences.

/Ora News.tv/