Beyonce, Eminem dhe The Weeknd kryesojnë Coachella 2018

Formacioni për Festivalin e Muzikës dhe Arteve të Coachella 2018 është shpallur dhe në krye të saj do jetë supertreshja: këngëtari kanadez R&B The Weekend, pop diva Beyoncé dhe mbreti i hip hop Eminem.

Tani në vitin e 19-të si një festival, ngjarja e promovuar nga Goldenvoice shënon hapjen simbolike të sezonit vjetor të festivalit. Këtë vit ky festival do të zhvillohet gjatë dy fundjavave nga 13-22 prill.

Do të përformojnë gjithashtu reperi Tyler, krijuesi Saint Vincent, këngëtarja e R&B  SZA, Cardi B, Post Malone  dhe treshja Migos.

Biletat dalin në shitje më 5 janar në mesditë në faqen e Coachella. Biletat do të kushtojnë  429 dollarë, ndërsa biletat VIP kushtojnë 999 dollarë.

Çmimet përfshijnë të gjitha taksat dhe tarifat e transportit.


EMISIONET