Beyonce krahasohet me vajzën Blue Ivy, ngjajnë si dy pika uji

Ajo është një nga pasardhëset e të famshmeve më e njohur në botë.

Dhe në rast se keni ndonjë dyshim, Blue Ivy Carter ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me nënën e saj Beyonce.

Këngëtarja tregoi një foto të vetes dhe një të vajzës, në të njëjtën moshë në Instagram, ku ngjajnë si dy pika uji.

"Dikush më krahasoi mua në moshën 7 vjeç dhe Blue Ivy, po ashtu 7 vjeç. Fëmija im po rritet,"-shkroi Beyonce.

Beyonce gjithashtu ka edhe dy binjakë Sir dhe Rumi me bashkëshortin Jay-Z.


EMISIONET